I nderuar lexues! Beteja e Dibrës (1456) ishte betejë e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu kundër trupave osmane të komanduara nga Moisi Golemi, i cili kishte tradhtuar që në betejën e Beratit. U zhvillua në maj në fushë të hapur, në Dibër, në afërsi të Oranikut. Ushtria shqiptare mundi të mbyllë në unazën e rrethimit gjithë ushtrinë armike që la në fushën e betejës shumë të vrarë. Moisiu me një pjesë të ushtrisë e braktisi fushën e betejës i ndjekur nga forcat shqiptare.
