Çfarë dihet për betejën e Kosovës?

redaktor

I nderuar lexues! Beteja e Kosovës u zhvillua më 15 qershor 1389 në Fushën e Kosovës, në afërsi të Prishtinës midis ushtrive të një koalicioni antiosman të kryesuar nga princi serb Lazar dhe ushtrisë osmane të komanduar nga Sulltan Murati I. Osmanët kishin vazhduar pushtimet e tyre duke arritur deri në trevat shqiptare dhe serbe. Për sundimtarët e Europës juglindore po bëhej e qartë se vërshimi osman nuk mund të përballohej me forcat e tyre të veçuara. Të ndodhur përballë një armiku të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë i fashitën mosmarrëveshjet duke krijuar një koalicion antiosman. Beteja u zhvillua ndërmjet 100.000 ushtarëve osmanë dhe 40.000 luftëtarëve ballkanas. Beteja përfundoi me fitoren e osmanëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *