Çfarë dihet për betejën e Qafës së Agrit?

redaktor

I nderuar lexues! Beteja e Qafës së Agrit ishte një nga betejat e rëndësishme gjatë kryengritjeve antiosmane të vitit 1910. U zhvillua në korrik 1910 ndërmjet 400-500 luftëtarëve të Malësisë së Nikaj-Mërturit e Dukagjinit të udhëhequr nga prijësit Prel Tuli, Mehmet Shpendi e Marash Delia, dhe më se 3000 trupave osmane të Shefqet Turgut Pashës. Për të mos lejuar futjen e forcave turke në krahinën e tyre, malësorët organizuan mbrojtje gjatë kreshtës malore të Dukagjinit, prej qafës së Valbonës deri në Malin e Toplanës, rreth 25 km dhe në lartësitë 1500-2500 m. Nyja kryesore e mbrojtjes u bë Qafa e Agrit në pjesën jugore të Kreshtës. Qëndresa e shqiptarëve e detyroi komandën turke më 28 korrik 1910 t’i kthente forcat prapa dhe të tërhiqej drejt Gjakovës me humbje të ndjeshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *