Çfarë dihet për betejën e Shkupit?

redaktor

I nderuar lexues! Beteja e Shkupit (1462) ishte betejë e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu kundër ushtrisë osmane të komanduar nga Jusuf Beu. Në muajin gusht, ushtria shqiptare duke marshuar me shpejtësi, doli në fushën e Shkupit dhe pa i lënë kohë ushtrisë osmane të hynte në thellësi të tokave shqiptare, e goditi atë në të katër anët me sulm të rrufeshëm. Osmanët u detyruan të hynin në sulm të paorganizuar dhe të tërhiqen, duke lënë shumë të vrarë. Një pjesë e tyre u zunë rob nga ushtria shqiptare.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *