Çfarë dihet për betejën e Vajkalit?

redaktor

I nderuar lexues! Beteja e Vajkalit (1465) ishte betejë e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu kundër pushtuesve osmanë. Sulltan Mehmeti II dërgoi dy ushtri të mëdha njëkohësisht për ta vënë Skënderbeun midis dy zjarresh. Njëra, e komanduar nga renegati Ballaban Pasha, marshoi nga Traka në Maqedoni dhe u vendos në kamp në fushën e Vajkalit (Bulqizë). Ushtria tjetër osmane marshoi përmes Tesalisë drejt bregdetit shqiptar dhe u vendos në Kashar. Skënderbeu e rrethoi fushën e Vajkalit nga të gjitha anët, pa u lënë osmanëve mundësi të manovronin ose të vendosnin lidhje midis dy ushtrive. Sipas kronikave të kohës mundi të shpëtonte vetëm Ballabani me një pakicë ushtarësh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *