Për Bjeshkët e Namuna të Kosovës

redaktor

Bjeshkët e Namuna të Kosovës janë zona malore më e madhe dhe më e lartë e Kosovës, në pjesën perëndimore të saj, kufi me Shqipërinë dhe Malin e Zi, vazhdim i drejtpërdrejtë orografik i Bjeshkëve të Namuna që shtrihen brenda territorit të Shqipërisë.

Rrjedhja e sipërme e Bistricës së Pejës i ndan Bjeshkët e Namuna të Kosovës në pjesën jugore dhe veriore.

Në pjesën jugore gjenden majat më të larta, si maja e Ropës, Marjashi, Gjeravica, maja më e lartë e Kosovës (2656 m).

Kanë gjithashtu reliev të ashpër, të thepisur, me kreshta të ngushta e forma të shumta.

Pjesën veriore të Bjeshkëve të Namuna të Kosovës e përbëjnë malet Hajlla, Zhlebi, Mokra etj.

Bjeshkët e Namuna kanë pasuri të mëdha ujore dhe janë një nga zonat më të pasura të Ballkanit me bimësi.

a.d. / dita

Share This Article
9 Comments
  • Ju te Redaksise Dita dhe ata qe shkruajne enciklopedi shqiptare duhet ta dine se ne tokat shqiptare kurre nuk ka pase “Bjeshke te Namuna”, sepse kete toponim qellimkeq e antishqiptar e kane lene pas pushtuesit dhe poshtruesit e Shqiperise sepse Alpet Shqipotare kane qene te pakalueshme per armiqte dhe meqe kane qene te tilla, per armiqte kane qene te Namuna… por ne te ardhmen gjithmone dhe kudo duhet te shkruhet per Alpet Shqiptare, siç jane Alpet zviceriane, Alpet Austriake, Alpet Gjermane, Aklpet Franceze…

    DRENICA E KUQE

    • Alpe është emër i shtirur. Ne që jetojmë këtej u kemi thënë dhe u themi gjithmonë Bjeshkët e Nemura fjalë pastër shqip. Më mirë është të ndërrohen emri Bistrica (e Pejës, Deçanit, Prizrenit) që është pastër në sllavishte.

  • Drenica mund kete te drejte (ose jo). Redaksia e encikopedise eshte mire qe bashke me informacionin e mesiperm, te gjurmoje edhe per rrenjen e termit “Bjeshket e Namuna” dhe te jape dije me te plote per lexuesin.

  • Redaksia te saktesoje sa nga Bjeshket e Nemura ju dhane Malit te Zi me demarkacionin e tradhetareve te qeverise Kosovare..
    Sa per toponimin dhe Mali i Zi duhet te kete nje shpjegim. Ndonje legjende e lashte qe ka te bej me nemjen, mallkimin, see te dy emertimet qendrojne prane njeri tjetrit. Mali i Zi- Bjeshke te Nemura

  • Ju qe jeni atdhedashes duhet qe mos ia ndroni emertimin e bjeshkve te nemuna me te “namuna”.Ketu nuk hyn drejtshkrimi dhe nuk ka te baj aspak gjuha letrare.Ato i ka quejt dhe i qune vete autoktonet e trollit: “Bjeshket e Nemuna”.Populli do ecin ne rrugen e vet te tradites ne cdo mardhenie me vete shoqerin e cdo etape ne evolucionin e vet.Dhe emertimet i ban vete autoktoni.Keto sherbejne edhe per historian te degve te ndryshme te historise e kryesisht per albanologet qe vertetojne mbi ekzistencen dhe vashdimin e trashigimis te genit shqiptare ne truell te vet..

  • Po që së ndalemi te epika, emri i këtyre bjeshkëve mund të arsyetohet.
    Kujtojeni mallkimin që Ajkuna iu bënë bjeshkëve për Omerin!

  • Eshte shume e mundshme qe emri “Bjeshket e Nemuna” te lidhet e eposin madheshtor te Kreshnikeve, por duhet rremuar edhe ne mite e legjenda te tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *