Çfarë dihet për Bjeshkët e Namuna?

redaktor

I nderuar lexues! Bjeshkët e Namuna janë kurriz malor në Alpet Shqiptare, rrethi i Shkodrës, me lartësi 2400-2500 m, gjatësi 12 km dhe gjerësi 5-7 km. Natyra tepër e ashpër, relievi shumë i thyer, mungesa pothuajse e plotë e bimëve (mbi 1400-1500 m) dhe e ujërave sipërfaqësore, u kanë dhënë emrin që mbajnë. Formojnë një vargëzim kreshtash nga më të mprehtat në të gjitha Alpet Shqiptare. Të dy shpatet e tyre përfundojnë në gropa e lugje të thella, duke krijuar rrëpira. Majat më të larta janë: maja e Radohinës dhe e Shënikut, maja e Risklit, e Harapit, e Shtogut etj. Bjeshkët e Namuna janë nyje e rëndësishme hidrografike midis lumit të Shalës në jug, Cemit të Vuklit në veriperëndim dhe Limit në verilindje (jashtë kufirit).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *