I nderuar lexues! Gjiri i Durrësit është gji në detin Adriatik, ndërmjet kepit të Selitës (Lagjit) në jug dhe kepit të Durrësit në veri. Ka gjatësi 18 km dhe gjerësi maksimale 7.5 km. Në përgjithësi është i cekët, thellësitë zvogëlohen në mënyrë të njëtrajtshme drejt brigjeve. Bregdeti është i ulët, zonë tipike grumbullimi. Në gjirin e Durrësit derdhen përroi i Darçit dhe ai i Kavajës. Gjiri është i mbrojtur vetëm ndaj erërave lindore, të cilat janë edhe më të rrallat. Në pjesën veriore të gjirit shtrihet qyteti dhe porti i Durrësit, ndërsa në jug plazhi i Durrësit.