I nderuar lexues!
Gjiri i Lalëzit (njihet ndryshe edhe si Gjiri i Shën Pjetrit) shtrihet në bregdetin shqiptar të Adriatikut midis Kepit të Rodonit (Muzhlit të Skënderbeut) në veri dhe Bishtit të Pallës në jug.
Emrin e ka marrë nga fshati Lalëz që gjendet pranë bregut verilindor të gjirit. Është i hapët nga ana e detit. Gjerësia e hyrjes është 20 km, gjatësia e vijës bregdetare 35 km.
Bregdeti me përjashtim të pjesëve që i përkasin Kepit të Rodonit dhe Bishtit të Pallës është i ulët, me laguna e vende-vende moçalor (laguna e Bishtarakës).
Në gji derdhen Erzeni, përroi i Tarinit dhe ai i Vorbës. Ata depozitojnë sasi të mëdha materialesh të ngurta dhe janë shkaku i ndryshimit të vazhdueshëm të vijës bregdetare të gjirit (e cila përparon në kurriz të detit) dhe e cektësisë së tij.
Gjiri mbrohet mirë nga erërat veriore, por është i hapët ndaj erërave të drejtimeve të tjera.
Nuk e lexova shkrimin. Vetëm nga titulli hyra për të bërë direkt një koment.
Për gjirin e Lalëzit di që më kujton Ilir Metën dhe Sali & Co. Kaq. Këta e mundin gjeografinë.