I nderuar lexues! Gjiri i Rodonit ndodhet në pjesën jugore të gjirit të Drinit, ndërmjet kepit të Rodonit dhe grykëderdhjes së lumit Mat. Ka gjatësi rreth 13 km dhe gjerësi më të madhe 7 km. Thellësitë zvogëlohen gradualisht drejt brigjeve. Bregdeti jugor i gjirit të Rodonit është formuar nga shpatet veriore të vargut të kodrave të Muzhlit, që zbresin butë duke i dhënë vijës së bregut një formë të lakuar. Bregdeti lindor është i ulët dhe ranor, zonë grumbullimi. Ndërmjet grykëderdhjeve të Matit e Ishmit ndodhet lugina e Patokut. Gjiri i Rodonit është i mbrojtur ndaj erërave jugore e lindore. Në bregun ranor të gjirit që ndan lagunën me detin, shtrihet plazhi i Patokut.
