Çfarë dihet për Gjirin e Shëngjinit?

redaktor

Gjiri i Shëngjinit ndodhet në pjesën verilindore të gjirit të Drinit ndërmjet kepit të Shëngjinit dhe grykëderdhjes së Drinit të Lezhës.

Ka gjatësi rreth 5 km dhe gjerësinë më të madhe 2 km.

Në përgjithësi është i cekët, sidomos në bregun e tij lindor, thellësitë zvogëlohen gradualisht drejt bregut.

Bregdeti lindor është i ulët dhe ranor, zonë tipike grumbullimi.

Bregdeti verior është i lartë, shkëmbor, i tipit të gërryerjes.

Gjiri i Shëngjinit është i hapur ndaj erërave jugperëndimore e perëndimore.

Në pjesën verilindore të tij shtrihet qyteti i Shëngjinit.

 

———

Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

Share This Article
1 Comment
  • Si informacioni qe jepet , ashtu edhe pamja qe tregohet jane shume ta varfer dhe nuk shuajne asnje kersheri per lexuesit tuaj . Apo… , c`rendesi ka lexuesi…???!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *