I nderuar lexues!
Gjiri i Vlorës është gjiri më i thellë dhe më i mbrojtur i bregdetit shqiptar të Adriatikut. Ndodhet ndërmjet gadishullit të Karaburunit dhe kepit të Treporteve. Ka gjerësi rreth 9.5 km. Në hyrje të tij ndodhet ishulli i Sazanit.
Bregdeti perëndimor i gjirit të Vlorës është shkëmbor dhe i lartë, ndërsa ai jugor është i ulët dhe rrethohet nga një rrip plazhi. Në skajin lindor të tij është gjiri i vogël i Dukatit, ndërsa në jug laguna e Pashalimanit.
Bregdeti lindor, prej kepit të Ramocit e deri në Ujë të Ftohtë të Vlorës është shkëmbor i lartë, një nga qendrat turistike më të bukura të vendit.

Gjiri i Vlores shtrihet midis Kepit te Gjuhezes dhe Derdhjes se Lumit Vjosa. ka nje siperfaqe pre 315 km 2. Ka dy hrje: Hyrja veriore me thellesi deri 30 m (Sazan -Treport) dhe hyrja jugore (Sazan – Kepi i Garllavecit me thellesi 67 m. thellesia maksimale e gjirit te Vlores eshte 54 m. deti ka forcen maksimale 4-5 balle Veriperendim. Eshte gji me mundesi strehimi per anijet pergjate gjithe vitit. Ka mbrojtje shume te mire hidrolundrimore.