Çfarë dihet për Herodotin?

redaktor

I nderuar lexues! Herodoti (rreth 490-425 p.e.s.) ishte historian i Greqisë së lashtë, i quajtur babai i historisë. Në vitet 455-452 bëri një udhëtim të gjatë nëpër vendet e Evropës, Azisë dhe Afrikës. Midis të tjerave vizitoi krahina të ndryshme të Gadishullit Ballkanik si Ilirinë, Trakinë e Maqedoninë. Hartoi veprën e madhe “Historitë” me 9 libra, ku përshkruan luftën greko-persiane në të gjitha fazat e saj deri më 479 p.e.s. Me këtë rast përmend dhe ngjarje nga historia e popujve që u prekën nga kjo luftë. Vepra përmban edhe të dhëna gjeografike e etnografike. Aty gjejmë të dhëna të rëndësishme për pellazgët. Herodoti është i pari autor që përmend emrin e ilirëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *