Çfarë dihet për historinë e Butrintit?

anazapta

I nderuar lexues! Butrinti është qytet i lashtë në Epir, i vendosur mbi një kodër të gadishullit të Ksamilit, buzë liqenit me të njëjtin emër, 15 km në jug të Sarandës. Në burimet e shkruara përmendet për herë të parë nga fundi i shek.VI p.e.s. Bënte pjesë në bashkësinë (koinonin) e kaonëve e më vonë në shtetin e Epirit. Në kohën e Jul Cezarit u kthye në koloni romake. Pastaj qyteti ndoqi fatet e Perandorisë Romake dhe të asaj Bizantine; më vonë hyri në zotërimet e Venedikut (1690-1797), prej të cilit e shkëputi Ali Pashë Tepelena. Me rënien e Pashallëkut të Janinës Butrinti kaloi nën sundimin osman, që zgjati deri më 1913.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *