I nderuar lexues! Qyteti i Gjilanit është themeluar në gjysmën e dytë të shek.XVIII, pasi pushoi jeta në qytetin mesjetar të Novobërdës. Gjilani u rrit dhe mori pamjen e një qendre të urbanizuar pas shpërnguljes së popullsisë shqiptare nga Nishi, Leskovci e Vranja (1878), një pjesë e së cilës u vendos në këtë trevë. Popullsia e pellgut të Moravës dhe e qytetit ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme në luftën kundër sunduesve osmanë, sidomos në kryengritjet e mëdha antiosmane të viteve 1910-1912. Më 1913 Gjilani iu aneksua Serbisë. Pas Luftës I Botërore ka qenë qendër rrethi, që për nga sipërfaqja e popullsia zinte vendin e dytë në Jugosllavi. Pas Luftës II Botërore Gjilani mbeti qendër e pellgut të Moravës.

https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM