Çfarë dihet për historinë e Orikumit?

anazapta

 I nderuar lexues! Orikumi është qytet në rrethin e Vlorës, në jug të gjirit të Vlorës. Përmendet nga autorët antikë në shek.V p.e.r. si port i rëndësishëm i Adriatikut. Më 214 p.e.r. Orikumi u pushtua nga flota maqedonase e Aleksandrit të Maqedonisë. Nga rrënojat antike të qytetit janë ruajtur gjurmë banesash e rrugësh të skalitura në shkëmb, stera uji etj. Monumenti më i rëndësishëm është teatri i shek.I p.e.r. për 500 spektatorë, i zbuluar më 1959. Në kohën bizantine dhe në mesjetë qyteti njihet si port i vogël me emrin Jeriko. Në kohën e pushtimit osman Orikumi u quajt Pashaliman.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *