Çfarë dihet për kishën e Shën Mërisë në Vaun e Dejës?

anazapta

I nderuar lexues! E ndërtuar në këmbët e qytetit mesjetar të Danjës në rrethin e Shkodrës, kisha e Shën Mërisë përmendet së pari në dokumentet historike në vitin 1400. Paraqiste një kapelë mbuluar me qemer cilindrik me profil të mprehtë, që mbështetej në harqe të verbra në muret anësore. Është e ndërtuar me gurë të skuadruar dhe të gdhendur pastër. Harqe të verbra kalojnë dhe në muret e jashtme, të cilat përfundojnë me një brez zbukurues prej harqesh të varura. Kapela e cila gjen përhapje në atë kohë në Shqipërinë e Veriut, shquhej për vlerat arkitekturore dhe për pikturat e stilit bizantin në brendi.

Share This Article
1 Comment
  • Me pelqen rubrika dhe ne kete rast edhe tema mbi kishen e Shen Merise ne Danje,per te cilen nuk dija asgje,por do te mendoja se kronika do te ishte me e plote po te shoqerohej edhe me foto.Faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *