Çfarë dihet për Kodrën e Tepes

Nela

Në majë të ullishtës në vendin e quajtur “Kodra e Tepes” ndodhet një nga bazilikat më të vjetra të qytetit të Elbasanit (ndodhet mbi Urën e Zaranikës).

E hulumtuar nga arkeologë të ndryshëm mendohet se kjo bazilikë i takon Varrezës së Skampinit, në shekullin IV- V.

E shpallur Monument Kulture bazilika e “Kodër Tepes” është një ndër ndërtimet më të vjetra të kultit të krishterë mbas Bazilikës së Akropolit në Butrint.

Është e drejtuar nga Lindja.

Ajo u gjet me mure që ruhen pak mbi tokë ullishte.

Bazilika i përket disa fazave ndërtimore. Rindërtimi i fundit datohet në shek. V e.s.

Për fatin e keq të kësaj bazilike, ndër të parat të ndërtuara në Shqipëri, mungon një tabelë për vendndodhjen e saj.

n.s. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Futja kot,kush po e merr vesh! Arkeologu Muc Shqerra gerrmoi ketu ne vitin 1930 i prishi muret grabiti kollonat dhe ndertoi nje shtepi,qe ishte deri ne vitin 1980 kur u ndertua shtepia pritjes udheheqjes.Ketu arkeologja Drita Cankja ndertoi nje vile me paret qe mori nga shitja e thesarit te Lef Nosit dhe Margaret Hazllekut qe ishin magazinuar ne Biblioteken e qytetit.

    • nga turqishtja -kodër-..

      Bazilika eshte germuar ne vitin 1969 nga Aleksandër Meksi dhe Neritan Ceka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *