I nderuar lexues! Kongresi Arsimor Kombëtar u mblodh në gusht 1924 në Tiranë, me përfaqësues nga gjithë krahinat e vendit. Duke vazhduar traditat e tri kongreseve të mëparshme (i Elbasanit 1909, i Lushnjës 1920, i Tiranës 1922) rrahu çështjet e bazave demokratike e kombëtare të arsimit dhe vendosi që shkollat shqiptare të ishin një e të përbashkëta në çdo vend e në çdo pikëpamje. Ai kërkoi hapjen e një shkolle normale e të një shkolle për vajza në Tiranë, zbatimin e arsimit të detyruar edhe për femrat, çeljen e shkollave gjysmë gjimnaze në qytetet Elbasan, Durrës e Berat, krijimin e konvikteve për nxënësit nga zonat malore, dhënien e bursave etj. Një nga vendimet me rëndësi të tij ishte edhe themelimi i “Lidhjes së Përgjithshme të Arsimtarëve të Shqipërisë”. Vendimet e Kongresit nuk u zbatuan plotësisht.
