I nderuar lexues! Kultura e Komanit është kulturë e hershme arbërore që lulëzoi në Shqipërinë Veriore e të Mesme në shek.VI-VIII. E ka marrë emrin nga fshati Koman i rrethit të Pukës, ku u zbulua për herë të parë në një varrezë pranë Kalasë së Dalmaces. Është provuar se i takon mesjetës së hershme dhe bartës të saj janë banorët vendës autoktonë, arbrit. Tiparet themelore të kësaj kulture shfaqen në arkitekturën e varreve, në ritin e varrimit dhe në inventarin e varreve. Kultura e Komanit përfaqësohet edhe nga një varg objektesh, veglash pune, armësh, stolish e enë prej balte të pjekur. Kultura e Komanit është zbuluar edhe jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.
