Çfarë dihet për lagunën e Karavastasë?

redaktor

I nderuar lexues! Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe e bregdetit të Adriatikut. Shtrihet ndërmjet grykëderdhjes së Semanit dhe Shkumbinit, me sipërfaqe të përgjithshme 41.8 km2, gjatësi maksimale 10.6 km e gjerësi 5.9 km. Laguna është formuar rreth shek.XVII në zonën e një gjiri të dikurshëm të shkëputur nga deti si rrjedhojë e prurjeve të ngurta të Shkumbinit e Semanit. Pjesë përbërëse e saj është edhe godulla e Karavastasë. Laguna lidhet me detin nëpërmjet tre kanaleve. Është lagunë e cekët dhe dallohet për ujëra me kripësi të lartë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *