I nderuar lexues! Liqenet e Lurës janë liqene akullnajore në shpatin lindor të Kurorës së Lurës në lartësi 1500-1600 m. Nga 12 liqene, 8 kanë ujë vazhdimisht, ndërsa të tjerët periodikisht. Kanë sipërfaqe të përgjithshme rreth 100 ha. Më të njohurit janë Liqeni i Madh me sipërfaqe 32 ha, me gjerësi maksimale 300 m dhe me gjatësi 425 m; Liqeni i Pishave me sipërfaqe 13 ha; Liqeni i Zi, me sipërfaqe 8 ha; Liqeni i Luleve me sipërfaqe 4 ha etj. Ushqehen me ujë nga reshjet e borës e të shiut. Kanë regjim tipik alpin, me lëkundje të vogla të nivelit gjatë vitit. Nivelet më të larta vrojtohen në pranverë, pas shkrirjes së borës, ndërsa më të ulëtat në dimër, kur liqenet ngrijnë dhe mbulohen me borë.