Çfarë dihet për liqenin e Ohrit?

anazapta

I nderuar lexues! Liqeni i Ohrit është i dyti nga madhësia pas liqenit të Shkodrës dhe nga më të mëdhenjtë e Gadishullit Ballkanik. Ndodhet në Shqipërinë juglindore, në kufi me Jugosllavinë dhe ka sipërfaqe 363 km2, nga të cilat 111.4 km2 ndodhen brenda kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë. Pika më e thellë e tij është 295 m, duke qenë liqeni më i thellë i Shqipërisë dhe i Ballkanit dhe një nga më të thellët e Evropës. Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra dhe dallohet në të gjithë Evropën për lashtësinë dhe origjinalitetin e faunës së tij.

Share This Article
2 Comments
  • Ndodhet në Shqipërinë juglindore, në kufi me Jugosllavinë… apo Maqedonine? Nuk e di sa i vjeter eshte libri i gjeografise qe e ke kopjuar kete tekst? Ben mire ta nderrosh shpejt.

  • Nga furnizohet me uji,si eshte perqindja e kriperave,si dhe te dhena per biofloren dhe faunen.C’fare roli luan per ekosisitemin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *