Çfarë dihet për malin e Dajtit?

redaktor

I nderuar lexues! Mali i Dajtit është pjesë e Vargmaleve Perëndimore me lartësinë më të madhe 1612 m. Shtrihet nga Shkalla e Tujanit në veriperëndim deri te Qafa e Priskës në juglindje, në një gjatësi 8 km e gjerësi 5 km. Kurrizi i Dajtit është i valëzuar, shpati lindor i thepisur e me gremina, kurse ai perëndimor zbret më butë mbi fushën e Tiranës. Në këtë anë, në lartësinë 800-1100 m, gjendet edhe një tarracë e vjetër detare (Fusha e Dajtit), e formuar gjatë epokës së miocenit. Në rrëzën perëndimore të malit të Dajtit shtrihen fshatrat Tujan, Linëz, Lanabregas etj.

Share This Article
1 Comment
  • Dhe nji kuriozitet!
    Ne malin e Dajtit Sali Berisha ka vendosur para ca vitesh nji shishe te mbyllur me nji letershkrimi brenda.
    E gjeni se ku dhe cfare shkruhet ne ate leter brenda shishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *