Çfarë dihet për malin e Tomorit?

redaktor

I nderuar lexues!

Tomori është një nga malet më të larta e më të njohura të Shqipërisë në kufirin midis rrethit të Beratit, Skraparit dhe pjesërisht Gramshit me lartësinë më të madhe 2416 m (Çuka Partizani), me gjatësi 19 km dhe gjerësi 6 km. Në jug qafa e Kulmakës e ndan nga mali i Kulmakës. Dallohet për lartësinë e madhe relative ndaj trevës përreth dhe nga majat e shumta mbi 2000 m. Relievi i Tomorit është i ashpër, me maja të mprehta e të dhëmbëzuara, rrëpira e gremina qindra metra të thella. Nga këmbët e tij dalin burime të shumta e të fuqishme karstike (Sotirë, Kërpicë, Ujanik Kapinovë, Bogovë etj.). Është qendër e ushtrimit të sporteve dimërore dhe alpinizmit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *