Çfarë dihet për manastirin e Ardenicës?

redaktor

I nderuar lexues! Manastiri i Ardenicës është manastir mesjetar në kreun e kodrave mbi fshatin Ardenicë në rrethin e Lushnjës që ruan piktura me vlera. Një gur me mbishkrimin në hyrje mban datën 1417. Ndërtimet më të vjetra që ruhen janë të gjysmës së parë të shek.XVIII. Manastiri i Ardenicës përbëhet nga konakët e vona, kisha e Shën Mërisë dhe kapela e Shën Triadhës. Kisha e Shën Mërisë, sipas mbishkrimit të pikturave është ndërtuar më 1743 dhe pikturuar më 1745. Kisha paraqet një bazilikë trenefshe me tavan të rrafshët. Në murin perëndimor ruhen edhe piktura më të vjetra, që dëshmojnë për vjetërsinë e manastirit. Dikur manastiri ka pasur një bibliotekë me libra të vyer dhe shërbente si shkollë greqisht.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *