Organizata “Kundra Bastiljes” (1920-1924) ka qenë një shoqëri përparimtare e grave të Gjirokastrës që luftoi për emancipimin e tyre.
Me anë të një manifesti të shpallur në nëntor 1920 kërkonte të drejta të barabarta me burrin, daljen e gruas në dritë, arsimimin e saj dhe kushte më të mira jetese.
Në krye të lëvizjes qëndronte mësuesja përparimtare Urani Rumbo (në foto).
Shoqëria u përkrah nga mësuesit Thoma Papapano, Hysni Babameto etj, të cilët me shkrimet e tyre sulmuan me forcë “Bastiljen” e Shqipërisë, domethënë errësirën në të cilën ndodhej gruaja shqiptare.
Veprimtaria e shoqërisë dha rezultate të mira në arsimimin e vajzave, të cilat për herë të parë në vitin mësimor 1923-1924 filluan të ndiqnin mësimet edhe në Liceun e Gjirokastrës.
Ajo pati ndikim edhe në qytete të tjera të Shipërisë.
Veprimtaria e saj u ndërpre nën qeverisjen e Ahmet Zogut.
n.s. / dita