Shkolla e shqiptarëve e Venedikut ishte një nga institucionet arsimore më të vjetra shqiptare jashtë vendit.
U themelua në Itali nga të mërguarit shqiptarë rreth viteve 1500-1504.
Një nga mësuesit e saj ka qenë edhe Marin Beçikemi.
Ishte kryesisht institucion për mësimin e mjeshtërive, por jepeshin edhe njohuri të ndryshme.
Si tekste mësimore janë përdorur veprat e humanistëve shqiptarë Marin Beçikemi dhe Marin Barleti.
Ndërtesa e shkollës u ngrit me ndihmën e bashkësisë së të mërguarve shqiptarë në Venedik.
Disa nga fasadat e kësaj ndërtese vazhdojnë të ruhen edhe sot.
Marrë nga rubrika Enciklopedi e gazetës DITA
Shkolla e shqiptarëve në Venedik. (shkrimi ka edhe disa fotografina)
Scuola degli albanesi, (Shkolla e shqiptarëve), e themeluar në Venedik (Venezia-Itali), nga të mërguarit shqiptarë të atyshëm rreth viteve 1500-1504. Kjo shkollë ishte kryesisht shkollë zejesh, por aty jepeshin dhe njohuri të ndryshme.
Pranë shkollës funksiononte internati. Shkolla frekuentohej nga fëmijët e familjeve shqiptare të mërguara dhe të vendosura në Venedik dhe në Istria. Si tekste mësimi janë përdorur edhe veprat e dy humanistëve shqiptarë Marin Beçikemi dhe Marin Barleti. I pari ka qenë dhe mësues në këtë shkollë. Ndërsa shkolla e shqiptarëve, me vlera historike në fushën e artit, u ndërtua me kontributet e bashkëvëllazërisë të të mërguarve shqiptarë të Venedikut, e cila ishte mjaft e organizuar në atë kohë. Përveç humanistëve që përmendëm më lart, në këtë bashkëvëllazëri bënin pjesë edhe humanistë të tjerë si Viktor Karpaçi (1455-1525), Mark Bazaiti (1460-1530) dhe Nikollë Leonik Tomeu (1456-1531).
Viktor Karpaçi punoi si arkitekt dhe skulptor i ndërtesës të Shkollës së Shqiptarëve. Ai stolisi fasadat e saj me basorilieve që paraqesin aspekte të luftës së popullit shqiptar për liri, gjurmët e të cilave kanë egzistuar deri vonë e që mund të jenë ende edhe sot e kësaj dite. Shkolla e shqiptarëve e cila u ngrit për nevojat të mërgimtarëve tanë në Republikën e Venedikut, gjatë kohës së veprimtarisë së vet prej vitit 1442 deri në fund të shekullit XVIII, jo vetëm që luajti një rol të rëndësishëm në ngitjen e kuadrove nga më të ndryshmet, por ajo është shquar edhe nga vlerat artistike që zotëronte godina e saj. Merita të mëdha në këtë aspekt ka pasur Viktor Karpaçi, një piktor shqiptar nga rrethi i Korçës, i cili pa dyshim qe njëri ndër artistët më të shquar të Rilindjes Evropiane. Nën mbikëqyrjen e tij është ngritur shkolla dhe janë dekoruar ballina dhe pjesa e mbrendshme e shkollës së shqiptarëve gjatë kapërcyellit të shekullit XV dhe fillimit të shekullit XVI. Vend të veçantë në opusin shumë të pasur të tij zënë pikturat që i bëri për shkollën e bashkëvëllezërve të tij të cilat ruhen në muzet më të mëdha të botës.
Rrethimi i Shkodrës , memoriali në Venecia nga Viktor Karpaçi
Si shkollë e shek.XVI, ”Scuola dela albanezi”, përveç rëndësisë historike dhe artistike, ka dhe rëndësi pedagogjike. Mbajtja më këmbë e saj për shumë kohë, dëshmon se shqiptarët e mërguar duke përbërë një tërsi dhe duke qenë të organizuar, jo vetëm që ndienin nevojën e hapjes së një institucioni për edukimin e fëmijëve të tyre, por edhe se trashëgonin njëfarë tradite, se kishin forca ekonomike, organizative dhe kulturore për ta mbajtur atë. Ajo, gjithashtu, ka vlerë të veçantë në drejtim të nivelit të zhvillimit të arsimit profesional të asaj kohe[1].
https://sq.wikipedia.org/wiki/Shkolla_e_shqiptar%C3%ABve_n%C3%AB_Venedik
Me renien ne dore te turqeve ne vitin 1478 Shkodra, qytetaret shkodrane arriten te ikin nen mbrojtjen e Venedikut ne Itali.
Shkodra ishte qyteti i fundit shqiptar qe ra ne dore te turqeve. Ketu fillon fillimi i banimit te fshatrave me shqiptar te ardhur ne Venedik, te cilet filluan te flisnin arberisht ne dialektin gege, sepse ne menyre te veçante fshatrat arbereshe te Italise se jugut kishin filluar popullimin e tyre direkt pas vdekjes se GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT me 1468 nga krahinat jugore, bregdetare te Shqiperise dhe filluan te flisnin arberisht te dialektit toske.
Pamvaresisht se Republika e Venedikut ishte nje republike me ngaterresa, Skenderbeu me zgjuarsine dhe shkalltesine e tij mbajti marredheniet e duhura me kete republike, pasi ishte jo vetem strateg i madh ushtarak, ku dilte me fitore, por ishte edhe nje politikan dhe diplomat i shkathet.
Pra, duke ardhur me shumice shqiptaret e veriut te Shqiperise ne Venedik u be e mundur hapja e shkollave ne gjuhen shqipe ne kete qytet.