200-250 vjet perandori, përmendje në burimet e antikitetit të vonë, por asnjë e dhënë tjetër. Kush ishin Avarët, këta luftëtarë të njohur të stepës euroaziatike?
Përgjigjen mund ta japë gjenetika, teksa një grup nga Instituti “Max Planck” për Antropologjinë Evolucionare ka marrë në studim disa kadavra antike të elitës avare.
Ne adresojmë një pyetje që ka mbetur mister për 1400 vjet: nga vinte elita avare, themeluese misterioze e një perandorie që thuajse e shkatërroi Konstandinopojën dhe për më shumë se 200 vjet sundoi tokat e Hungarisë moderne, Rumanisë, Sllovakisë, Austrisë, Kroacisë dhe Serbisë?
shprehet drejtuesi i studimit, Johannes Krause.
Përgjigja vjen nga rajoni i Azisë Lindore, prej nga origjinon ky fis që realizoi një nga migrimet më të mëdha dhe më i shpejti në historinë e njerëzimit: 5000 km nga Mongolia në Kaukaz në pak vjet.
Origjina e sipërcituar është konstatuar në individë nga site në zonat e Danubit ku verifikohet edhe ndërveprimi me popullsi lokale. Kjo sugjeron se elita avarë sundonte mbi një popullsi me diferenca etnike që lëvizte nën drejtimin e tyre.
Perandoria avare u krijua në vitin 560 e.s në basenin e Karpateve dhe ajo zgjati më shumë se 200 vjet. Ata pasojnë dinastinë Rurane që krijoi perandori në stepën mongole, menjëherë pasi kjo e fundit u shkatërrua nga turqit.
Ata sollën të parët në Europë shalën e kalit, që konfirmon cilësitë e tyre në përdorimin e kalorësisë si element strategjik në ofensiva masive.
Avarët lidhen edhe me Shqipërinë, pasi në Vrap është gjetur një ndër thesaret kryesore të tyre që dëshmojnë aftësi shumë të larta në përpunimin e metaleve dhe dekoracion.
Thesari i Vrapit u zbulua rastësisht më 1902 në një arë të fshatit Vrap, në rajonin e Peqinit. I takon çerekut të fundit të shekullit VII. Përmbante 9 enë të arta bizantine me peshë 3.044 kg, 30 enë argjendi gjithsej 1.043 kg, shufra e sende gjysmë të përpunuara prej ari me peshë 2.371 kg.
U gjendën edhe disa pajisje të fiseve avare me zbukurime indesh dhe grifonësh. Këtij thesari i përket edhe një kupë që u dërgua në Stamboll dhe një tjetër që u shit në Trieste.
Në vitin 1917, 39 sende të këtij thesari përfunduan në Muzeun Metropolitan të Nju-Jorkut, ku ndodhen ende (foto majtas).
Thesari i Vrapit mendohet të jetë plaçkë lufte e kapur nga prijësi bullgar Keuber gjatë betejave që zhvilloi në Pajoni rreth vitit 680. Në Vrap ai përfundoi në rrethana të panjohura.
a.d. / dita
Mos ere se e bene gropa-gropa,vrima -vrima Vrapin.
Nuk ka mbetur katundar e karagjos pa germuar ne Vrap.
“sollen shalen e kalit..”
pra, iku mburrja ariane, per ne shqipetaret .
do ndjehemi me mire me…avaret .
I beni adn ilirfloririt se dashuria per floririn tregon se mund te jete origjine avare.
Gjithe keto pasuri, toka e mbitoka,
Shqipet prape me gisht ne goje.
Vetem vjedhje e shitje pasurie per nje thes miell!
Me terhoqi vemendjen zbulimi arkeologjik ne fshatin Vrap. Me ka befasuar ky fshat me trashegimine natyrore dhe kulturore te tij. Gjeologjia eshte e bukur dhe e vecante me argjilat e mergelet dhe shtresa te mbushura me makrofosile. Ndersa trashegimia kulturore dallohet ne objektet dhe stilin e lashte ne varreza, ne kalldremin qe niset per Peqin besoj dhe te tjera qe per mendimin tim kane shume nevoje te explorohen dhe jo te lihen ne harrese.
Nese redaksia juaj ende nuk vijon te publikoje komentin tim tjeter e te argumentuar mbi Avaret te derguar ne mesditen e sotme koment ku edhe kritikoj shkrimin tuaj jo te plote mbi Avaret, une do t’ju denuncoj ne Prokurori!
I kam te gjitha provat dhe deshmitaret per ta bere nje hap te tille!
Veproni si te deshironi!