I nderuar lexues! Sipas një mbishkrimi, xhamia e Muradies në Vlorë ka përfunduar së ndërtuari më 1542. Mendohet se nisi të ngrihej prej arkitektit me origjinë shqiptare Mimar Sinani i Madh, në kohën e qëndrimit të Sulltan Sulejmanit në Vlorë për përgatitjen e ekspeditës detare kundër Italisë. Xhamia përbëhej nga salla e lutjeve e mbuluar me kupolë, nga hajati përpara hyrjes dhe minarja në të djathtë të saj. Dallohet për shpërndarjen harmonike të dritareve të vendosura në tri radhë, në fasada, për teknikën e lartë të ndërtimit, për efektet dekorative të muraturës me ndërthurje të radhëve të gurëve në breza e tulla, për nivelin e lartë artistik të dekoracionit të zbatuar në minare, portal dhe në elementë të tjerë arkitektonikë. Sot funksionon si muze i arkitekturës së rrethit të Vlorës.

ju faleminderit per informacion me ndihmoi shume…