Çfarë dimë për fushën e Torovicës

redaktor

I nderuar lexues! Është fjala për një fushë të përfituar nga bonifikimi i kënetës së Kakarriqit. Ka një sipërfaqe prej 2400 ha dhe ndodhet në jug të Shkodrës, midis malit të Rrencit dhe atij të Kakarriqit. Kjo zonë përmbytej shpesh nga vërshimet e Drinit e Bunës, ndaj u mbrojt me ngritjen e pendave të fuqishme në vitet 1970 dhe u bonifikua. Para viteve 90-të kjo fushë punohej tërësisht dhe merrej prej saj bostan, luledielli etj. Vitet e fundit, disa pjesë janë kënetëzuar përsëri ndërsa zona është përmbytur disa herë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *