I nderuar lexues! Gaspër Pali (1916-1942) ishte një poet lirik. Lindi dhe vdiq në Shkodër. Pasi kreu gjimnazin në vendlindje, studioi në Firence për letërsi. Punoi si mësues. Hapat e parë letrarë i bëri në fund të vieve 30, duke bashkëpunuar me revista ‘Rilindja”, ‘Cirka” etj. Shkroi kryesisht poezi ku spikat fryma soditëse, melankolia e lehtë, lirizmi, malli për vendlindjen, dashuria e drojtur, por edhe notat e pakënaqësisë ndaj realitetit. Gaspër Pali la shumë vjersha në dorëshkrim. Pjesa më e madhe e krijimeve të tij u përfshinë në vëllimin “Hyjt mbi greminë”, botuar në vitin 1959.
