Çfarë dimë për Lalzin?

redaktor

 

I nderuar lexues! Fshati në veri të Durrësit, dhe në lindje të gjirit me të njëjtin emër dhe kepit të Rodonit, ka qenë një vendbanim i lashtë. Në shekullin 15 Lalzi quhej Shënmëri dhe ishte pikë qëndrimi e pushimi për Skënderbeun kur shkonte në kalanë e Rodonit. Ka rrënoja të kishës së titullarit fetar të Skënderbeut, të quajtur Martin Lalzi. Fshati u bë pjesë e kooperativizimit të bujqësisë në vitin 1957, ndërsa në vitin 1974 u integrua në kooperativën e bashkuar Ishëm. Para vitit 1990 kishte shkollë 8 vjeçare, muze, qendër shëndetësore etj. Bregdeti i rizbuluar i Lalzit dhe shndërrimi i plazhit në fjalë në qendër të preferuar pushimi, riktheu vëmendjen tek kjo zonë, ku vitet e fundit janë kryer investime të mëdha private.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *