Çfarë diskutoi Rama me shefen e ONM-së në Tiranë

Leda Hysa

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në KE, Genoveva Ruiz Calavera ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë vizitës së saj, Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama.

Mësohet ndër të tjera se gjatë vizitës është diskutuar për Reformën në Drejtësi.

Takimi i tyre është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të delegacionit të BE, në Shqipëri.

“Dita e parë e drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor @CalaveraRuiz në Tiranë.

Diskutim i rëndësishëm me Kryeministrin @ediramaal në lidhje me përparimin e reformës së drejtësisë dhe prioriteteve të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e Komisionit Evropian në #Albania.

# EU4Albania”, shkruhet në faqen zyrtare, në Twitter të delegacionit të Bashkimit Europian, në Shqipëri.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *