Çfarë do bëjnë të korruptuarit nëse i detyron të jetojnë vetëm brenda sistemit që krijuan vetë? Një propozim nga dikush që hajdutët i njeh mirë

redaktor

 

Paul Massaro, këshilltar i Komisionit dypartiak të Helsinkit në Kongresin Amerikan, thotë në një bisedë me POLITICO se nuk ka asnjë mënyrë për të mposhtur korrupsionin pa ekspozuar flukset e parave, kush i ka dhe ku.

Në çdo vend të botës, korrupsioni ka një të përbashkët: fshehtësia. Rrjete të tëra korruptive kërkojnë mundësi në Perëndim që të fshehin gjurmët. Mundësia janë lobistë, avokatë, profesionistë të pasurive të paluajtshme, kontabilistë etj.

Massaro thotë: “Dhjetë për qind e PBB-së botërore mbahet në llogaritë offshore: Unë dua që njerëzit të kuptojnë përmasat e mëdha të kësaj çështjeje. Dhe që nuk është çështja vetëm te paratë: është njëkohësisht humbje e besimit te demokracia, te politika, te gjykatat, është i gjithë sistemi që rrënohet”.

Po çfarë e bën të mundur fshehjen e parave? SHBA dhe Britania e Madhe, përshembull, nuk janë parajsa fiskale. Por nga ana tjetër, ato janë juridiksione të fshehtësisë, kanë ligje që garantojnë të drejta të fshehtësisë.

Nëse këto dy juridiksione nuk do ta ofronin këtë mundësi, do të eliminohej 70 për qind e problemit pikërisht aty: sepse të gjitha 200 firmat kryesore ligjore globale në botë janë anglo-amerikane.

Nga ana tjetër, Irlanda psh, është ndoshta parajsa tatimore më e rëndësishme e korporatave në botë, por nuk ka asnjë rol në biznesin e juridiksionit të fshehtësisë.

“Detyrojini këta djem të jetojnë në sistemin që kanë krijuar vetë”.

Sipas Massaros, për të luftuar korrupsionin duhen sulmuar të dyja: si parajsat fiskale, ashtu edhe juridiksionet që garantojnë fshehtësinë. Massaro merr dy shembuj, Rusia dhe Kazakistani.

Megjithëse pak e dinë, Kazakistani dhe regjimi i Nazarbajevit, është pionier i shumë prej taktikave kleptokratike që shohim sot në mbarë botën, çfarë e ka bëri një nga shembujt e hershëm të diktaturave moderne.

Massaro thotë: “Askush nuk ka më shumë përbuzje për popullin e vet se kleptokratët: Ata as nuk duan të jetojnë në vendet ku kanë bërë paratë! Ata duan të jenë në Miami, duan të jenë nëpër Riviera, në lagjet e këndshme të Londrës, e kështu me radhë.

Dikush në fakt do të priste që populli kazak ta kishte humbur tashmë durimin. Por nuk ka ndodhur, kryesisht për shkak të bashkëpunimit të Perëndimit në fshehjen e këtyre parave dhe mbulimin e shkeljeve financiare”.

Rusia ka pabarazinë më të madhe të pasurisë. Ka shumë miliarderë dhe ideja për të pasur një lloj klase të mesme dhe klasë të mesme të lartë, tashmë është zhdukur.

Rusët e urrejnë korrupsionin si të gjithë. Ajo që e kërcënon më së shumti Putinin është frika se mund të provohet korrupsioni i tij, sepse do të rrëzonte thelbin e filozofisë së tij politike që është “Keni nevojë për mua dhe këtë e dini. Jam i vetmi që qëndroj mes jush dhe Perëndimit dekadent”. Në fakt, të gjithë miqtë e tij jetojnë në Perëndim dhe e gjithë pasuria e tij është në këtë Perëndimin dekadent

Çfarë propozon Massaro?

Propozimi im modest është që të SANKSIONOHEN të gjithë oligarkët, minimalisht të mos kenë mundësi të lëvizin nga territori i tyre apo t’i përdorin paratë e vjedhura jashtë atij territori. Nëse vërtet i detyroni këta djem të jetojnë në sistemin që kanë krijuar vetë, ata me siguri… do të kërkojnë reforma”.

o.p. / dita

 

Share This Article
9 Comments
  • Nuk kapen te korruptuarit pasi te kene gllaberuar milionat dhe miliardat nga shfrytezimi i postit zyrtar!
    Personi kryesor qe mund dhe duhet te menaxhoje qeverisjen duhet te jete KRYEMINISTRI!
    Kryeminister duhet te caktohet nga partia fituese ne zgjedhjet e pergjitheshme nje person nder me te aftet ne vend vecanerisht ne fushen e ekonomi-fimance dhe shkenca juridike dhe mbi te gjitha duhet te jete nje mjeshter ne menaxhimin e te gjitha puneve ne qeveri!
    Por te gjitha keto AFTESI PROFESIONALE te tij nuk do te vlenin fare ne se ky person i propozuar ne postin e kryeministrit nuk eshte NJERI I NDERSHEM DHE ARMIK I PA PAJTUESHEM ME TE PA AFTET DHE TE KORRUPTUARIT!
    Nga ana tjeter nje kryeminister i pershtatshem duhet te zgjedhe rreth vetes personalitetet me te spikatur te fushave perkatese si keshilltare,qe kane spikatur me karieren e tyre me zgjedhje te nivelit te larte si dhe te kene te afte te vrojtojne dhe perthithin pervojen me te mire boterore per ta pershtatur ne Shqiperi!
    Nje kryeminister i tille duhet te emeroje ministra personalite te spikatura me fushat perkatese,dinjitoze dhe te kene nen kontroll te plote,nepermjet organizmave shteterore te gjithe aktivitetin ne dikasteret e tyre!
    Ministrat duhet te jene te afte qe te propozojne ndryshime ne legjidlacion per t’u prete mundesite korruptive te vartesve te tyre!
    Por nje kryeminister sa do i plotesuar te jete me te gjitha cilesite e nevojshme,ai kurre nuk do kete sukses ne punen e tij ne sherbim te popullit ne se nuk ka kuptuar se per te kontrolluar AFTESINE dhe KORRUPSIONIN e zyrtareve te pushtetit RENDESI JETIKE dhe te pa zevendesueshme ka DEGJIMI DHE ZGJIDHJA E ANKESAVE TE QYTETAREVE NGA TE GJITHE ZYRTARET E ADMINISTRATES PUBLIKE BRENDA DITES DHE VETEM ATJE KU LINDIN KONFLIKTET!

    Por fatkeqesia me e madhe e popullit shqiptar sot eshte se keto cilesi dhe keto metoda pune NUK EKZISTOJNE FARE NE TIPIN E EDI RAMES,ndaj rrugezgjidhja e vetme eshte shporrja e tij nga politika,kalimi ne VETING e te gjitha pasurive te tij dhe gjykimi i te gjitha demeve qe ai i ka shkaktuar ekonomise se vendit me vendimet e tij korruptive!

  • Nuk është ndonjë shpikje. Dikur Mafia në Itali, kishte një rregull: paratë do ti investojmë në vendin tonë. Pra ky shkrim: globi rrotullohet…

  • Ky shkrim nuk na intereson, sepse cenohet “”gjeniali”” i jetes, i mireqenies, i zhvillimit te njerezise te tipit delet e zgjebosura shqiptare qe drejtohet prej 9-te vitesh nga langaraqi, mashtruesi, pisevengu EDMUT RAMAVICI.
    Do te thote ndonje militant i pjerdhur partish dhe kryetaresh, ku jane te tjeret si p.sh. LUL BASHA dhe SALI BERISHA.
    Po i them prej 30-te vitesh politika, ekonomia dhe jeta sociale udhehiqet nga DY PARTI te PERDALA dhe HAJDUTE, SHKATERRUESE te jetes individuale te njeriut dhe familjeve shqiptare siç jane sot PS dhe PD e djeshme.
    Populli shqiptar ka nevoje te zgjohet nga ky gjume qe i ka mare mendjen dhe sillet si pordha neper breke.

    • Ia ke fut kot vëlla.
      Shqiptarët duan të protestojnë, duan të jenë të bashkuar !!
      Si të bashkohen dhe të protestojnë kur nuk ekziston asnjë organizëm i pavarur nga pushteti ! Edhe kur doli Alenca Kuq e Zi, të gjithë u dyndën te ajo, por u shkatërrua për 2 muaj nga dinosaurët politikë.
      Jeta jonë shoqërore nuk është aspak e bashkuar, jetojmë në pallate dhe nuk njohim njëri tjetrin. Pushteti kontrollon çdo gjë.
      Kjo është e dëmshme për të gjithë.
      Së shpejti Diktatura do na trokasë në derë !!

  • Fshetesia eshte motorri i cili shtyn ekonomine e tregut perpara . Po hoqem fshetesine fitimi do te ulej ndjeshem . Gjithkush do ti largohej nje pune nese do ta dinte qartesisht se dikush tjeter po fiton nga puna e tije. Rasti i rrogave , p.sh. qe kerkohen te mbahen te fsheta ndimon prodhuesin i cili me rrogat e fshehura rrit fitimet .

  • Ka nje perqindje te madhe te popullsise shqiptare , qe perjetuan diktaturen nga me brutalet ne bote , dhe keto 31 vitet e ketij “pluralizmi ” neokomunsit me korrupsion . Por po ti vesh te dyja ne kandar , kjo e fundit qe po perjetojme ja kalon 100 here diktatures . Por do flasim per temen ne fjale ::: E kam komentuar dhe here te tjera .Ish kryeministri Kroat Senader ,qe u denua me 9 vite burg , nuk e futi dhe e zbuloi kryeprokurori Kroat , jo ,por e zbuloi vetem FBI Amerikane urdheroi ne nje shtet gjerman foles te BE me dhune dhe i gjeti 400 milion euro Senader te ndara ne tre banka , ,ketij shteti , pamvaresisht se ligjierisht jane sekrete , kur do Amerika te zhvesh ne sekonde nudo lakuriq .FBI ja la ciper tavolines kryeprokurorit Kroat shumen e depozituar te vjedhur popullit te vet , dhe ky nuk kishte as dhe nje shanc ta ndihmonte , bile ishin shoke ,dhe ky si Llalla ishte emeruar vete nga Senader .Prandaj te qete , Amerikanet do ja u nxjerin parate, gjithmone mendoj ne qofte se kesaj here vertete e kane seriozisht , ose e kane vendosur , por keta mafjozet tane hajdute , duhet te mos lejohen te kalojne kufirin , se perndryshe ikin si Llalla ne BE ,ose ikin ne Afrike ,ku jane te detyruar ta lyejne cdo dite fytyren me boje te zeze kepucesh ,per tu mos u njohur .Kaq per sot Tung .

  • LIGJI I SULLTANIT PËR BREKËT
    (Rrëfenjë arabe) Propozoi për të gjithë qeveritarët dhe pushtetarët e sotëm -shqiptarë, që pretendojnë se jan të ndershëm ,kur në fakt të gjithë jan HAJDUT E TË KORRUPTUAR ,kriminel antishqiptar.Asnjë ligjë nuk i ka dënuar për korrupsinin e instaluar si ligji brekve të Sulltanit.

    Në kohën kur Perandoria Osmane kishte pushtuar Arabinë, Sulltanin e informojnë se arabët, poshtë brekusheve të gjera, të gjata
    dhe të bardha nuk kishin brekë.
    Atëherë, Sulltani vendos dhe nxjerr një ligj që
    të dënoheshin të gjithë meshkujt që kapeshin pa brekë.
    Gjatë një kontrolli, kapet një arab pa brekë.
    E ndalin dhe e çojnë në gjyq.

    Dhe ja si zhvillohet gjyqi:

    Gjyqtari: «I pandehur, si e ke emrin?»
    I pandehuri: «Abdulhamid.»
    Gjyqtari: «Po mbiemrin, i pandehur?»
    I pandehuri: «Abdurrahman.»
    Gjyqtari: «Jeni i martuar?
    I pandehuri: Po, i martuar.»
    Gjyqtari: «Sa gra keni?»
    I pandehuri: «Gjashtë gra.»
    Gjyqtari: «Sa fëmijë keni?»
    I pandehuri: «Me gruan e parë kam dymbëdhjetë fëmijë, me të dytën nëntë fëmijë, me të tretën dhjetë fëmijë, me te katërtën tetë fëmijë…»
    Gjyqtari nuk e lë të vazhdojë më tej dhe i komunikon vendimin:
    «Gjykata, pasi dëgjoi dëshminë e të pandehurit Abdulhamid Aburrahman, i cili ka kryer deliktin e të ndenjurit pa brekë, vendosi ta falë, për faktin se ky
    nuk ka pas kohë t’i vesh brekët.
    Vendimi është i formës së prerë.»

    Sulltani. Insani.(i çmenduri)

  • Perëndimi i ka ngritur vete bankat ofshore dhe i din te gjitha parat e secilit ne to.Ai vepron kur e sheh vete te arsyeshme kur i deklaron te korruptuarit?Per Shqipërinë eshte tepër tepër lluks te ket kryeministër piktor apo doktor.Kryeministra qe shumicën me xero aftësitë, përvojën ne punën konkrete qe drejtojnë por vendosin ne drejti ca katoc per kaqol sigurisht qe do lulzoj paaftësia,korrupsioni vjedhja se nuk kane mundësi menaxhere dhe organizim kontrolli me nxjerrje përgjegjësie.A mund te kesh besim te qeveria kur kreu përgjigjet se përgjegjësia eshte personale.Si e KE organizuar kontrolli ndaj tenderëve,ku shkojnë paret e buxhetit,si punohet me to e shume detyra funksionale qe mos zbatimi i tyre sjell dhe përgjegjësi penale.Apo cmimet i ka tregu dhe shteti nuk ka përgjegjësi per to?.Ka shume përgjegjësi shteti se vepron me shume mekanizma qe i ka vete ne dore,,dhe nuk len kalben e mollëve ne Korçe ,se shteti bene sehir.Ka shume detyra shteti ne cdo lloj sistemi por kur eshte I interesuar per mirëqenien e popullit dhe jo per interesa te nje pakice qe pasuria tyre eshte rritur ne mënyre marramendëse.Parat e popullit shkojnë lume dhe duhet ti zbuloj kontrolli i shtetit qe megjithëse ne veprime te ngathta te saj ,organet e drejtësisë vetem i pilotin dhe i ruajnë ne sirtare dhe vetem kur vjedhjet kryhen me zile ahere dhe vepron.A mund te thuhet se drejtësia lufton korrupsionin kur prokurori ne Berat bene28 shkelje ligjore? Cben ky prokuror ne Berat lyen dhe ai dorën?po prokuroria e përgjithshme po ministria e drejtësisë.Pra shtetit nuk i funksionojnë te gjitha hallkat se përgjegjësia na qenka personale.Punohet ose me qellim qe korrupsioni te jete i pergjitshemm ose kemi krejtësisht te pa afte ne drejtim.

  • Nwse ju jeni ne Gjermani dhe doni te transferoni nje shume eurosh ne nje vend tjeter, mund ta beni kete pa problem nwse shuma eshte nen 5000 euro. Nwse shuma eshte midis 5 mije dhe 10 mije euro, juve duhet ta justifikoni dhe nuk duhet te merrni ndonje ndihme financiare nga shteti. Nwse shuma eshte mbi 10 mije euro, juve nuk mundeni si qytetar i thjeshte, por vetem si nje firme, por edhe ne ate rast me leje dhe kontabilitete te sterprovuara. Nwse juve transferoni nje shume mbi 10 mije euro nga nje shtet i huaj ne Gjermani, juve nuk ju kerkohet asnje llogari! Edhe 50 mije apo 100 mije euro po te jete shuma! Kjo eshte demokracia perendimore anglo-saksone!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *