Çfarë do diskutohet në Kretë? Zbardhet axhenda “rraskapitëse”

DITA Online

 

Takimin disaditor mes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias për të cilin kanë nisur përgatitjet nga kjo e enjte mediat greke i komentojnë si bisedime rraskapitëse që do të zgjasin deri të dielën me shpresën për të arritur progres në disa nga çështjet që ndajnë të dy palët.

Sipas Creta Post, ky model i bisedimeve intensive është një zgjedhje e ministrit Kotzias dhe  tregues i një rëndësie të madhe që ka për Greqinë situata me fqinjët e saj në Ballkan.

Veç të drejtave për minoritetit grek (çështja që e Athina e lidh drejtpërdrejt lidhet me mundësinë e perspektivës europiane të Shqipërisë), në top axhendën e bisedimeve është finalizimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufijve detarë të Greqisë dhe Shqipërisë.

Në Athinë e  dinë shumë mirë se dy çështjet kryesore në axhendën e palës shqiptare është heqja e ligjit të luftës dhe reduktimi ose heqja e tarifës konsullore për çdo dokument që merr çdo shtetas shqiptar ose emigrant në Greqi.

Kjo është një çështje e një rëndësie të vogël në dukje, por e përkthyer në qindra e mijëra votues shqiptarë, konsiderohet një prioritet për Tiranën.

Athina e ka bërë të qartë se nuk e njeh çështjen çame, duke refuzuar të pranojë çdo lidhje të këtij pretendimi me heqjen e ligjit të luftës. Diskutim do të ketë për pronat që janë në konservim, por jo ato të lidhura me çamët.

I pyetur për këtë takim edhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati nuk përmendi çështjen çame, por foli për një shportë të Luftës së Dytë Botërore, e cila lë hapësirë për interpretim.

“Është një dialog që ka vështirësitë e veta. Nuk diskutohet që një pjesë e çështjeve konsiderohen ende të nxehta. Ato kanë lidhje me çështjet konsullore, të drejtat e pakicës, roli i shqiptarëve që jetojnë e kontribuojnë në Greqi. Ne jemi të prirur për të gjetur zgjidhjet më të mira”, theksoi Bushati, sipas Respublica-s.

https://www.cretapost.gr/369046/stin-kriti-i-ypourgi-exoterikon-elladas-…

Share This Article
8 Comments
  • Detin kurr Grekut.Nese ia jepni detin grekut.Duhet ti jepni cdo te drejte dhe liri,Berishes dhe Bashes!Ndersa per ceshtjen Came do e zgjidhin BE.Per ligjin e luftes.Nuk di pse e zgjatni.Ne ja mban bitha grekut te beje lufte.Urdhero dhe shprazu!!!

  • Detin kurr Grekut.Nese ia jepni detin grekut.Duhet ti jepni cdo te drejte dhe liri,Berishes dhe Bashes!Ndersa per ceshtjen Came do e zgjidhin BE e drejta nderkombetare.Per ligjin e luftes.Nuk di pse e zgjatni.Ne ja mban bitha grekut te beje lufte.Urdhero dhe shprazu!!!

  • pse ka pranuar Bushati , c’jane keto “bisedime intensive”?
    Hapni syte me greket se e kane kurth psikologjik me ne budallenjte e Min. se Jashtme.

  • Si nuk e kuptoni se braktisja e ceshtjes came eshte thjesht pranim I leshimeve te tjera pa nisur bisedimet.
    Kur do kemi burra ne krye te shtetit?
    Kur do kemi memedhetare ne krye te shqiptareve?
    Pyetjet jane per perendine.

  • Eshte e kot te duskutosh me nje popull si “shqipetaret” qe nuk kane as dinjitet,as nder,as kujtese,as turp kunder “historise” se tyre.
    Te kesh Emra,Fe,Dashuri per Sulltanin Erdogan gjoja se ke frike Greqine kjo eshte cmenduri.

  • Duhen shtruar problemet qe kane te dy palet, diplomaci dhe te zgjidhen me te mundeshmet per te mos krijuar kundershti per voten e negociatave me BE; pastaj fillojme prape nga e para per ato qe kane mbetur. Nuk i bihet murit me koke ne diplomacine nderkombtare dhe sidomos sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *