Kalimi i LSI-së në krah të PS-së, ndryshon raportet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe komisionet e nivelit vendor. Ish kryetarët e KQZ-së, thonë se diçka e tillë do të shkaktojë çoroditje në gjithë strukturën që menaxhon zgjedhjet e qershorit. Sipas Çlirim Gjatës, shumica aktuale shndërrohet në minorancë, duke duke rrezkuar dhe bllokimin. Aktualisht nga 89 Komisione të Administrimit të Zgjedhjeve, të dytat për nga rëndësia pas KQZ, 45 janë me shumicë socialiste, dhe 44 me shumicë demokratësh. Por, pas ndryshimit të kursit të LSI-së, çdo gjë kalon në dorë të opozitës.
“Automatikisht kemi në 50 përqind të gjithë këtyre komisioneve 4 me 3 për opozitën parlamentare dhe 50 përqind 5 me 2 për opozitën parlamentare. Pra, opozita parlamentare të marrë përgjegjësinë e madhe të 100 përqind të administrimit të procesit zgjedhor. Në ditën e zgjedhjeve mbaron përgjegjësia e qeverisë dhe këtu fillon qeverisja zgjedhore tani dhe këtë e kanë në dorë partitë mbi bazën e parimit të barazisë politike të palëve. Ky parim ka rënë në këtë moment”, deklaron ish kreu i KQZ-së, Çlirim Gjata.
Sipas një tjetër ish kryetari të KQZ-së, Kristaq Kume, realiteti i ri është i pandryshueshëm. Asnjë ndryshim nuk është i mundshëm qoftë në KQZ, qoftë në komisionet e niveleve më të ulta.
“Nuk mundet që të ndryshohet anëtari i KQZ-së pa përfunduar mandati i tij. Pas zgjedhjeve të 2009-ës PSD nuk kishte më deputet në Kuvend megjithatë deri në fund vajti përfaqësuesi i saj. Ndërkohë, Kodi Zgjedhor ka parashikuar që, ndërtimi i Komisionit të Nivelit të Dytë dhe të Tretë të bëhet sipas të njëjtave rregullave, sipas të cilave, ndërtohet KQZ. Pandryshueshmëria e përfaqësimit politik në KQZ bën që ta bëjë të pamundur edhe ndryshimin e balancave të përfaqësimit në këto komisione”, deklaroi ish kreu tjetër i KQZ-së, Kristaq Kume.
Por sipas Gjatës, ekziston një hapësirë tjetër ligjore për rikthimin e balancave, përveç ndryshimit të Kodit, Kolegji Zgjedhor.
“Duhet në fillim vendimi nga KQZ, nuk mund të shkosh në Kolegj Zgjedhor pa u marrë një vendim nga KQZ-ja”, shprehet Gjata.
Para ndërmarrjes të çdo hapi, KQZ dhe partitë politike do të presin regjistrimin e koalicioneve. Më pas, duke iu referuar nenit 29 të Kodit Zgjedhor çështja pritet t’i kalojë për interpretim Kolegjit./As
Edi Rama, e kerkoi qe tja heqe mundesine Saliut qe te manipuloje zgjedhjet me shoqen e Zhozefines qe e kane vene kryetare te KQZ-se dhe kete ja arriti, tani Saliu mbeti ne minorance dhe natyrisht qe kerkon nje tjeter rrjeshtim per KQZ-ne, por qe smundet me ta beje se koha eshte ne dem te Saliut.
Me largimin e LSI nga kolicioni qeveritar ben qe anetari i saj i kalon PR ndersa anetarin e PBDNJ e merr LSI ku eshte permbysja ketu pra sic shikohet perseri kolicioni djathte eshte mazhorance
Mos ma permendeni emrin e Cim gjates se eshte nje plehre . Ky duket qe ne surrat bashke me kriminelin ,rustem.
Clirim Gjata u jep zgjidhje problemeve si mbas metodologjise qe ka oerdorur i ati ,i cili kur ishte ne krye te gjyqesorit nuk la rast pa i dale ne mbrojtje ish sekretarit te partise Sali Berisha nga qe kish sjelle me vete gjykimet dhe eksperiencen e tij ne kohen e monizmit ne favor te diktatorit.