Policia në pikën kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës njofton se pala greke do të mbyllë sërish doganën për shqiptarët për shkak të një greve, sipas tyre që do zhvillohet atje.
Kështu nga ora 07:00 e datës 09.11.2017 deri në orën 07:00 të datës 10.11.2017 nuk do të lejohet kalimi i asnjë mjeti, por vetëm i këmbësorëve.
DEKLARATA
Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 të datës 09.11.2017 deri në orën 07:00 të datës 10.11.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit të Greqisë dhe anasjelltas.
Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.
Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anulojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion.
Ju falenderojmë për mirkuptimin!

Fare e poshter na ka mbire ne dere
NGA DASHURIA E MADHE QE KANE PER NE.
MJERE NE, QE NUK I DALIM DOT VETES PER ZOT
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK
Edi Rama,po vendose PARIMIN E RECIPROCITETIT,ME GREKET,do te fitosh zgjedhjet sa te jesh gjalle!Po i vure kufirin tek thana ketyre konglomerateve grabitqare,je ne pushtet sa te kesh jete,ne dac vidh,ne dac mbushe me droge,vetem ketyre grekeve jepja xhevapin si e meritojne,se jane bere te padurueshem,na jane bere si kujdestar konvikti,na jane bere si kapterr Skrapari tek koke e krevatit.