“Sot në orën 11:00 konferencë për shtyp”.
Ky është që ka shpërndarë presidenca, duke lajmëruar kështu për një konferencë për shtyp në orën 11:00.
“Ju njoftojmë se sot dt. 21 maj 2017, ora 11:00, do të ketë një Deklarate për shtyp të Institucionit të Presidentit të Republikës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Konferenca që siç kuptohet nga njoftimi për mediat nuk do të jetë nga Presidenti Nishani, por nga një prej vartësve të tij, vjen një ditë përpara mbledhjes së Kuvendit, ku do të dërgohen në Presidencë emrat e ministrave që do të shkarkohen dhe 6 ‘teknikët’ që do të propozojë Partia Demokratike.
Pas marrëveshjes së arritur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, u vendos që të shtyhet dita e zgjedhjeve nga 18 më 25 qershor.
Por edhe pse ka një pakt mes dy partive të mëdha politike, në fuqi ka një dekret të presidentit Bujar Nishani që duhet ndryshuar. Mund të jetë kjo arsyeja e konferencës?
