Çfarë do të bëje nëse bëhesh dëshmitar i një rasti bullizmi? (VIDEO)

Dita

Një në tre fëmijë bie viktimë e bullizmit (ngacmim, tallje nga moshatarët). Por çfarë bëjnë njerëzit nëse gjenden në një situatë të tillë? Një eksperiment social është zhvilluar në Britani, me qëllim testimin e kalimtarëve të zakonshëm, të cilët bëhen krejt papritur dëshmitarë të këtij fenomeni kaq të përhapur sidomos tek moshat nën 18 vjeç.

Në video shfaqen tri vajza, ulur në një stacion autobusi. Dy prej tyre ngacmojnë dhe tallin vajzën e tretë, e cila duket e ndrojtur dhe e pafuqishme për t’u mbrojtur nga ironia deri në përbuzje e moshatareve.

Reagimi i njerëzve që gjenden aty krejt rastësisht është i mrekullueshëm dhe të bën të mendosh se pavarësisht indiferencës dhe ndryshimit të raporteve njerëzore në kohët moderne, në situata të caktuara, mbështetja mund të të vijë edhe nga njerëz të panjohur.

Videoja është regjistruar me kamera të fshehura nga “Up TV”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit ndaj fenomenit të bullizmit.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *