Çfarë do të ndodhë javën që vjen me Tom Doshin dhe me Mark Frrokun

Dita

Java e ardhshme pritet që të jetë vendimtare dhe për fatin e dy deputetëve Tom Dosh dhe Mark Frroku.

Pas dëgjesës që do të bëhet të hënën për deputetin Doshi, pritet që Këshilli të bëjë gati relacionin për seancën plenare. Rregullorja e Kuvendit përcakton se pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë si dhe pas dëgjimit të argumenteve të palëve të interesuara, Këshilli paraqet një raport të posaçëm në Parlament. Rekomandimi që jepet prej Këshillit të Mandateve shqyrtohet si pikë e parë e punimeve të seancës plenare. Në seancë do të kenë të drejtë që të flasin vetëm dy deputetët, për të cilët është kërkuar arrestimi dhe kontrolli në banesë. Votimi i raportit të këshillit të mandateve do të jetë i fshehtë. “Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit”, thuhet në pikën 5, të nenit 118 të rregullores së Kuvendit.

Edhe nëse Kuvendi do të japë autorizimin e tij, do të jetë gjykata ajo që do të vendosë për kërkesën e Prokurorisë për arrestimin ose jo të dy deputetëve Doshi dhe Frroku.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *