Për të rritur efikasitetin nëpërmjet ekonomisë së shkallës, Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në një raport të fundit propozon dy variante konkrete për agregimin (bashkimin) e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve.
Në një prej alternativave thuhet që të aplikohet një faturë e unifikuar për sektorin në vlerën prej rreth 1400 lekë/muaj, ndërsa aktualisht vlera mesatare e faturës mujore varion nga 350 deri në 2,000 lekë në muaj. Kjo automatikisht do të çonte në një katërfishim të faturës për ata që sot paguajnë me vlerë minimale. Vetë ERRU e pranon se kjo do të krijonte kosto të mëdha sociale, sidomos për zonën verilindore.
Në raportin “Alternativat e agregimit të sektorit të ujësjellës kanalizimeve”, ERRU thekson se një ndër opsionet është që sektori të agregohet në mënyrë të menjëhershme dhe të jetë i organizuar në nivel kombëtar me një ose 3-4 shoqëri UK, ose alternativa tjetër për agregime gradual pilot të ujësjellës-kanalizimeve brenda qarkut.
Për t’i paraprirë këtij procesi dhe në zbatim të rekomandimeve të Rezolutës së Kuvendit për vitin 2020 ERRU ka vlerësuar edhe tarifën e agreguar, për rastin e bashkimit të menjëhershëm të 57 ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve në 3 ose 4 shoqëri. ERRU vlerëson se për mbulimin e kostove do të duhet të aplikohet një faturë e unifikuar me vlerë 1,400 lekë/muaj.
“Në vendin tonë çdo shoqëri UK aplikon tarifat e veta specifike për çdo kategori konsumatorësh në zonën e saj te shërbimit. Aktualisht në vendin tonë janë në fuqi rreth 57 sisteme tarifash shërbimi UK që duhet të unifikohen. Vlera mesatare e faturës mujore në të 57 shoqëritë luhatet nga 350 deri në 2,000 lekë/muaj. Për mbulimin e kostove O&M aktuale në sektor duhet të aplikohet një faturë e unifikuar për sektorin në vlerën prej rreth 1,400 lekë/muaj. Vlera relativisht e larte e faturës se unifikuar do të krijonte probleme sociale për bashkitë në të cilat aktualisht aplikohen tarifa mjaft të ulëta sidomos për zonën verilindore, ku procesit duhet t’i paraprihet me një politikë subvencionimi të tarifave”, thuhet në raportin e ERRU.
Metodologjia aktuale e vendosjes së tarifave nga ERRU përcakton për çdo shoqëri nën-tarifa që i referohen çdo kostoje të shërbimeve. Të pesë nën-tarifat janë te ndryshme për secilën nga tre kategoritë e konsumatorëve, përkatësisht, konsumatorë familjarë, institucione publike dhe ato private. Sistemi i faturimit i unifikuar do të duhet të përfshijë të gjitha specifikat e veçanta të shërbimeve për çdo ndërmarrje ujësjellës-kanalizimesh. “Rrjedhimisht, ndërtimi i një sistemi faturimi i centralizuar (softëare) për të gjithë vendin do të ishte i vështire për tu realizuar teknikisht dhe do të kërkonte mjaft kohë. Nga ana tjetër, ky sistem do të ishte subjekt i një dinamike mjaft të shpeshtë përditësimi për shkak të ndryshimit të kushteve të shërbimeve në çdo rajon apo njësi të veçantë administrative”, nënvizon ERRU mbi vështirësitë që do të hasen në rast të zbatimit të opsionit të parë të bashkimit të shoqërive.
Për alternativën tjetër agregim gradual mbi baza vullnetare dhe me iniciativë nga qeveria qendrore ERRU rekomandon se për seleksionimin e 2-3 shembujve pilot rekomandohet që të kihen parasysh 5 kritere, si:
- Të synohen agregime të shoqërive brenda një qarku, ku kryetarët e pushteteve vendore mundësisht të jenë të një krahu politik dhe që mirëkuptohen ndërmjet tyre;
- Përgjithësisht agregimi duhet të behet ndërmjet një shoqërie financiarisht të qëndrueshme me një ose disa shoqëri me performancë financiare të dobët; ndërgjegjësimin dhe angazhimin paraprak të kryetareve të bashkive në lidhje me avantazhet e agregimit (ekonomi e shkallës), si mënyra më e përshtatshme për të përmirësuar performancën financiare të shoqërisë dhe cilësinë e shërbimeve ndaj konsumatorëve;
- Agregimi duhet realizuar me vullnet të lirë dhe shoqëruar me iniciativa nga qeveria qendrore;
- Incentivat do të konsistojnë në kompensimin/subvencionimin për një periudhë tranzitore të deficitit financiar të kostove të O&M të shoqërisë së dobët financiare të agreguar, si dhe me incentiva investimesh fizike për zonën e re të shërbimit të shoqërisë së agreguar.
- Me iniciativën e qeverise qendrore (MIE) bashkitë/shoqëritë UK e seleksionuara për agregim të suksesshëm të firmosin marrëveshjet paraprake të dakortësisë për agregim, sipas një draft modeli të parapërgatitur
Studimi i bëshmërisë i vitit 2008 për agregimin e sektorit të ujit në Shqipëri, financuar nga Banka Botërore, rezultoi se agregimi duhet realizuar mbi baza vullnetare dhe me incentiva nga qeveria qendrore. Në të njëjtin konkluzion është arritur edhe në draftin e studimit për agregimin e sektorit në prill 2020 financuar nga Sekretariati i Shtetit Zvicerian për Çështjet Ekonomike (SECO), studim i realizuar me kërkesë të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës.
Më herët financat propozuan që borxhet që ujësjellësit kanë për energjinë të futen në faturën e ujit
Ndërmarrjet e ujësjellësit, të cilat janë në administrim publik kanë rikrijuar një borxh prej 17 miliardë lekësh ose 138 milionë eurosh ndaj OSHEE -se deri në fund të vitit të kaluar.
Por kjo fature detyrimesh më shumë se sa ndikon në përkeqësimin e bilancit të OSHEE rrezikon të çojë në rritje të mëtejshme të çmimit të ujit në të gjithë vendin, pasi Ministria e Financave në një prej alternativave për zgjidhjen e situatës propozon që të bëhet zbatimi i plotë i reformës së ujit, ku do të reflektohet kosto e energjisë elektrike në tarifën e ujit në kuadër të rishikimit të metodologjisë të tarifave të ujit.
Ministria e financave dhe Ekonomisë dhe ajo e infrastrukturës kanë dhënë dy zgjidhje për të pagesën e faturave të energjisë nga ndërmarrjet e ujësjellësit.
-E para është automatizimi i pagesave të faturave të energjisë elektrike përmes garancive bankare (overdraft). Kjo mënyrë do të pilotohet në 1 – 3 ndërmarrje ujësjellësi me financa të shëndosha, ndërsa do të shtrihet më tej tek ndërmarrjet e tjera që mund ta përballojnë financiarisht.
-Së dyti do të bëhet zbatimi i plotë i reformës së ujit, ku do të reflektohet kosto e energjisë elektrike në tarifën e ujit në kuadër të rishikimit të metodologjisë të tarifave të ujit.

te tille lajm e gje ne fund te gazetes…pilli motrave tuaja, tu lexu garlliqe nga me te ndryshmet ne fillim kurse kete kryelajm e lexoj ne fund…ca fature uji do rrisni ju gurvat e shkerdhyme, a nuk ju mjafton ajo qe na faturoni cdo muj eee..a ju q te 14tat
Ja dhe laku tjetër i kusarit të paskrupull Edi Rama në qafën e shqipëtarëve, ngritja e çmimit të ujit të papijshëm që me matematikën e tij prej horri do të quhet si ulje e çmimit, duke shtuar që vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë që është ulje, tamam si me ngritjen e çmimit të energjisë elektrik nga 7,5 në 9, 5 L për kwh.
Pse të mos paguhet nga ndërmarjet e UK energjia elektrike? Unë konsumoj maksimumi 8 metër kub ujë në muaj që me çmimin 62 L të rinjë për një metër kub më kushton 496 L të rinjë.
Edi Rama më rriti çmimin e ujit 2 fish për një shërbim cilsor dhe si kusar i paturpshëm më shtoj mbas një viti taksën e shërbimit 100 L të rinjë mbi koston vetëm për të më vjedhur dhe pagesa bëhet 596 L të rinjë dhe ….
në faturë shtohet TVSH prej 20% që është tmerr të paguash një mall duke paguar më tepër sa pothuj çereku i kostos së tij që vetëm në një shtet kusarësh mund të bëhet, por absurditeti më i poshtër është që në pagesën përfundimtare prej 715,2 L të rinjë 20L janë taksa 20% e TVSH së taksës së shërbimit prej 100 L të rinjë.dhe vetëm në shtetin e kusarit Edi Rama , unike në historin ekonomike botërore, qytetari paguan TVSH për tarifën e shërbimit 100L të rinjë vën nga ai vetë në faturën e ujit, o zot na ruaj mëndët…. më takson mua për taksën e tij ….o ekonomist që dilni në studio televizive dhe flisni për megapolitiket ekonomike , më sqaroni, duhet të paguaj unë taksë për taksën që shteti më ka vënë, meruni me këtë problem të vogël që bëhet mega po të ndodh në faturat e të gjithë shqipëtarëve…..
Për të çuar 8 m3 ujë nga burimi ku është elektropompa në lartësinë e depos që po e marë 100m se duhet të jetë më e vogël, po të bësh llogarin me fizikë duhen 2,2 kwh energji elektriked dhe, po të paguhet nga UK me 9, 5 për kwh +TSH 20%,del që pagesa ndaj OSHE e UK për 8 m3 që konsumoj unë është 25, 08L të rinjë që është 3,5% të pagesës sime mujore.
Përfundimisht unë mendoj që pagesa që ujësjellës kanalizimet i detyrohen OSHE për energjinë elektrike nuk duhet të kaloj, për të qën brënda, jo më tepër se 5% të shumës që grumbullojnë nga konsumatorët dhe nuk ka asnjë arsye që të mos paguhen sepse janë minimale.
Përfundimisht , të gjitha argumentimet për borxhe miljardash janë vetëm një gjethe mjerane fiku për të mbuluar megakusarinë e radhës të kusarit patologjik Edi Rama që mua të më mar në muaj jo 715, 2 që është edhe kjo e mbarsur me kusari të hapta, por dy herë më tepër , 1400 L të rinjë me kthetrën e tij të zezë ERRU.
Njerëz, kusari Edi Rama ja kalon edhe kusarëve me maskë e kallashnikov se ai vjedh ditën pa maskë me fatur në dorë dhe jo një bankë apo një argjendari por një popull të tërë, ai është kuçedra e legjendave që zinte burimin e ujit dhe hante çdo njeri që donte të mbushte një pikë uji.
Paturpësi e tij qëndron se me këto truke të horrllëqeve financiare djallëzore ai po bëhet realisht pronari i të gjithë ujit që na sjell natyra falas nga qielli dhe po na thot haptazi do paguani sa të dua unë përndryshe vdis për ujin dhe kjo është mandata e zezë e mandatës së tretë të kryeministrit që po kthehet nga njeri në kuçedrën makabre të legjendave të ujit dhe…
… dijeni që mbas këtij paralajmërimi mediatik fshihet direkt fytyra e urryer e kuçedeës që taton mefshtësinë totale të parapopullit mjeran shqipëtar që në nivelin e një vemje njerzore nuk ka shpirt e zëmër të kundërshtoj njeriun bastard që na vjedh pa mëshirë e haptazi dhe
të trullosur nga sherrnajat politika e kombëtare e ndërkombëtare do të pranojnë sikur të jetë bukë me djath megakusarinë e radhës të kuçedrës, rritjen stratosferike të çmimit të ujit që tashma realisht është pronë private e tij nëpërmjet UK famkeqe dhe ndërkaq
ne bashkomentuesit do të vazhdojmë të qetë të bëjmë komentet ton për çështje të mëdhaja të historisë , politikës, mardhënieve ndërkombëtare, fillozofisë……me mënçuri dhe me ca sharje vënçe me fjalor bordellosh e haleshë pamvarsisht se nuk do të jemi në radhën e atyre që kanë edhe pishina dhe në vënd që të paguajnë 14000 L të rinjë, tani me reformën e faturës standarte unike do të paguajnë 10 herë më pakë, 1400 .
Futja ketij populli se mban Ne pjeseb me te madhe te Shqiperise perfshire Tiranen (Bovilla dhe Selita ) uji vjen me veterrjedhje (burimi i Selites ka dhe hidrocentral qe prodhon energji elektrike ) .Keta lloj qeverish qe vjedhin gjithshka a mund te na shpjegojne si e llogarisin koston e nje m3 uje Te na shpjegojne me cfare llogjike banoret e Corovodes qe e marrin ujin 2 km nga Corovoda me veterrjedhje duhet te paguajne njesoj sa Durrsaket qe e nxjerrin me pompa nga toka 40 km nga Durresi.Kostoja e ujit rritet se ujesjellesat kane qene dhe jane vende pellumbash ku punesohen militantet e paguhen borde qe thjesht firmosin e marrin leke .Kujtoni psh specialisten e Ujesjellesit te Tiranes Mira Kazhani qe e kishte pune te dyte dhe merrte sa dy mesues .Pastroni administraten nga shushunjat qe s’bejne asgje po marrin rroga qyl per bythlepirje dhe pastaj beni nje llogari te sakte te kostos .Por ky ekonomisti i larte me dy apo tre diplloma ne universitete prestigjioze qe do ta beje llogaritjen e kostos mundesisht ta kete nje deftese origjinale te shkolles se mesme . Dhe do ti lutesha gazetes te na e beje publike se si i kane bere llogarite
Nenat dhe motrat ku ti keni.A se mos harroj ju shkerdhefshim dhe macen e shpise o hajdute te pa ngopur
Ja kusaret qe mendojne si tja fusin popullit. Si nuk u ngopet more. Fatura e energjise eshte rritur por edhe faturisti abuzon ne kuriz te familjareve, dhe ekonomisti qe ploteson faturat e rrit vleren nga ana e tij. Edhe fatura e ujit vjen e fryre. Epo mjer ky milet me kete bande hajdutesh ne favor te shtetit nga administrata publike. K….ministri thot qe do kete termet ne adminstrate. Mesojini punonjesit te punojne me ndergjegje, apo ju duket fjale e vjeter kjo. Skeni faj keni lindur ne kohe moderne ku vec vjedhjes nuk njihet gje tjeter. Ne europe, ne fund te vitit kontrollohet bilanci e konsumimit te energjise dhe per pagesat mbi faturim shteti te kthen vleren e marre me teper. Kjo jo qe nuk ndodh tek ne se drejtuesit tane jane driteshkurter, por nuk mund te jene te tille po nuk u mbajten mend si drejtues e politikane qe skane menduar asnje sekonde per mireqenien e votuesve te tyre. O te paskrupull a mendoni se ka nje Zot.