Pas zgjedhjeve, ende pa u bërë certifikimi i rezultatit dhe pa u ditur se cilët do të jenë deputetët e ardhshëm, tri parti, deri më tash opozitare dhe gjysmë opozitare, vendosën të shpallin një koalicion qeverisës. Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë dhe Nisma, me këtë rast, ndanë edhe postet kryesore, ndërsa Vetëvendosja e Kurtit qëndroi në paskenë duke lëvizur të gjitha fijet e kësaj marrëveshje, e cila, me kaq ngut dhe ende pa u konsultuar me ligjet kushtetuese të Kosovës, u nënshkrua dhe u bë një fakt i kryer. Të duket si një pasgoditje në politikë, por, duke qenë arti i së mundshmes, kjo është edhe më e papritura. Ngutja është e verbër, thotë një thënie e hershme dhe si duket kësaj here kemi të bëjmë me ngutje drejt pushtetit, që edhe ashtu, do i vinte një ditë.
Çfarë do të ndodhë tani në Kosovë? A është Kosova në pragun e një destabilizimi politik të pazakontë, që në përmasat e tij mund të hedhë në erë gjithçka që u arrit në këto zgjedhje? A mund të ndodhë që në një moment të caktuar, turma të pamasa të marrin rrugët e qyteteve dhe të fillojnë protestat masive kundër kësaj marrëveshje? Do të ketë kjo marrëveshje bekimin e bashkimit Evropian dhe strukturave Euroatlantike, kur për më tepër Vetëvendosja e kushtëzon këtë me ndërprerjen e bisedimeve dypalëshe me Serbinë, rivendikimin e disa ligjeve kushtetuese dhe probleme të ekonomisë, që deri tani, të gjitha, kanë patur mbështetjen ndërkombëtare?
Vështirë të parashikohet tani një gjë tepër e saktë, por ajo që merret me mend dhe ndaj së cilës bashkësia ndërkombëtare në Kosovë, duhet të jetë e përgatitur, është destabilizimi politik i Kosovës dhe krijimi i një hendeku mes njerëzve, zonave dhe lokacioneve të ndryshme.
Për ata që e njohin mirë Kosovën dhe mentalitetin e banorëve të saj, sidomos në zonat rurale, ku edhe militantizmi është më i lartë, pra ku edhe përplasjet mund të jenë më të ashpra, është tepër e mundshme që, pas kësaj marrëveshje të ngutshme, që mund të ishte bërë më pas kur gjërat do të qetësoheshin e qartësoheshin, të ketë lëvizje spontane, por njëkohësisht edhe masive. Figura të njohura të politikës në Kosovë, tepër të trazuar, informuan se me tepër vështirësi po arrijnë të përmbajnë vrullet e njerëzve, të cilët edhe pse kanë një bindje se PDK e vetme nuk mund të drejtojë Kosovën, marrëveshjen e ngritur kaq shpejt, nuk e perceptojnë si një shpresë për Kosovën, por si një revansh politik.
Në tre kampe, deri më tash, opozitare, ka nisur festimi, por, qofsha i gabuar, është e parakohshëm, pasi, megjithë arritjen e një mendimi të përbashkët për qeverinë e ardhshme, e gjitha, tek njerëzit ngjan më shumë si një rendje drejt ndarjes së posteve në qeveri. Për më tepër, kjo është e cilësuar si dy rrugëzime: i pari, me përpjekjen titanike të Isa Mustafës, drejtuesi i LDK-së, për të mbetur figurë politike, kur janë shtuar zërat për largimin e tij edhe brenda partisë; dhe së dyti, si një hap i shpejtuar i Kurtit për të nxjerrë jashtë lojës politike rivalin e tij, Thaçin, që megjithatë arriti të ketë, për të tretën herë, rolin e liderit më të votuar.
Problemet e marrëveshjes trepalëshe, e theksoj mendimin tim, tepër e ngutshme, në një kohë të pazakontë janë fillimisht, të brendshme, me mosperceptimin e kahut fitues si një mënyrë humbje, dhe nga kjo gjërat mund të lëvizin dramatikisht; dhe, së dyti, në mosperceptimin e një kahje të re politike në qeverisjen e Kosovës. Nëse tre palët, do të miratojnë në programin e tyre qeverisës kërkesat e Albin Kurtit, atëherë është tepër e vështirë ë kjo të ketë përkrahjen e duhur ndërkombëtare. fakti që zonja Ashton, krejt normalisht përgëzoi zotin Thaçi, duke e shmangur bisedën për marrëveshjen trepalëshe, do të thotë se gjërat janë ende nën vëzhgimin ndërkombëtar dhe s’i dihet, pa bekimin e tyre, asgjë nuk mund të quhet fakt i kryer. Nga ana tjetër, nëse trepalëshi qeverisës, nuk e ndërton programin qeverisës sipas asaj që përcaktoi sot Lëvizja Vetëvendosje, atëherë nuk do të ketë votat e duhura në parlament.
Kushtetuta e Kosovës po trajtohet tani si një letër, të cilën mund ta sjellësh si të duash. Secili krah e trajton atë sipas dëshirës dhe si t’i vijë për mbarë. Më e mundshmja, sipas analistëve, është që Kosova të rifutet në zgjedhje dhe kjo do të jetë humbja e saj e parë e paszgjedhjeve. Por, në se ajo do të futet në këto zgjedhje përmes protestave, anarkisë, demonstrimeve të forcës dhe të dhunës, ndasive të reja, atëherë gjithçka duhet të fillojë nga e para, dhe kjo do të thotë rikthim në shumë vite pas.
Tre palët, përmes ngutjes, krijuan ndoshta një precedent të ri në politikën e Kosovës, që mund të sjellë precedentë të tjerë. Njerëzit janë në pritje.

Qe Thaçi ishte si Saliu jone kjo dihej dhe duhej te lagohej,ai e stimuloi korupsionin,ai e ndertoi autostraden e Kosoves qe lidhet me shqiperine,si e ndertoi Saliu jone me Lulin,me korupsion te pa pare,ai kishte probleme te tjera qe normalisht duhej te largohej nga drejtimi,por kjo forme nuk eshte serioze,megjithese SHBA,ka dhene nje mendim,pro kesaj levizje.
Jam pergjithesisht dakort me ty Troja, por me nje ndryshim ne koncept.
Ajo qe do ta ndihmoje Hashimin te rrije ne pushtet per te tretin mandat rresht eshte fakti qe investoi per autostraden dhe qe firma qe e realozoi ishte Bechtel-Enka.
Ne lloj si Saliu qe me amerikanet fitoi miliarda per vehte, miliarda per Lulin dhe miliarda per Bechtel-Enka-n, plus mandatin e II-te.
Ja boni KURTHIN Hashim Thaçit ky Ra-mushka bash me Druzhe-Mustafen dhe Albin Pelivanin.
Nuk duren qe sipas rregullave demokratike Partija fituse te fillonte negociatat me partit e tjera,por u mblodhen si minjte ne Hale dhe zgjodhen ne Kryeminister qe ngatrron shtetin dhe na bon si dikur Bodyguardin ne Disko.
Problemi nuk osht Haradinaj,por Albinucat qe kan marre jerm nga Lirija qe Kosoves i solli Hamerika.
Duhet te zbatohen rregullat demokratike dhe te zgjidhet nje Kryeminister qe do ta prezantoj Kosoven si shtet te ri me dinjitet dhe jo me Testosteronin e Ra-Mushkes.
Kosova beri nje proces zgjedhor model. Partite politike e realizuan fushaten e tyre elektorale me nje fryme tejet paqesore dhe pozitiviste ku nuk u atakua kundershtari politik por u hodhen mjaft ide dhe rruge se si mund te zgjidhen problemet qe i dalin perpara ketij vendi. Te gjitha partite politike duhet te pershendeten per kete kulture demokratike qe treguan. Ata moren urime dhe mbeshtetje nga lidere te rendesishem nderkombetare si Ashton , Ban Ki Mun si dhe u certifikuan ne menyre te kenaqshme nga institucionet e huaja monitoruese . Kosova votoi ne 8 qershor e qete dhe ne oret e para te nje dite me pas u shpallen rezultatet e numerimit , dicka qe ne Shqiperi nuk ka ndodhur per fat te keq. Asnje incident madhor nuk ndodhi dhe ato minore ishin te rralla dhe te pa rendesishme. U votua gjithashtu nga zgjedhesit serbe te Veriut te Mitrovices nen siglen e shtetit te Kosoves. Populli i Kosoves nje dite me pas ju rikthye jetes se perditshme , punes dhe problematikave qe nuk kane te bejne me politiken. Ai eshte me solidar se kurre dhe mendimet e keqia per protesta dhe destabilitet jane dashakeqe dhe shume te vjetra. Keto skenare i takojne shekullit te kaluar dhe jane nen orkestrimin e qarqeve antishqiptare dhe shoviniste Greko -Serbe . Kosova nuk ka bere asnjehere demonstrata kunder vetvetes por ka luftuar pushuesit serb derisa e fitoi lirine ne qershor te 1999. Jane aktoret politike qe “ceshte e verteta kane qene se bashku ne nje shtab te UCK si bashkerendues te luftes clirimtare ” qe do te mendojne per ta cuar Kosoven perpara. Qenia e nje politikani ne pozite apo opozite nuk mund te perbeje ndonje favor apo disfavor te madh per keta burra qe e kane vene jeten ne rrezik dhe e kuptojne shume mire se cfare eshte e dobishme per vendin. Ardhja e Ramush Haradinajt si kryeminister pas Hashim Thacit do tia rrisi vlerat demokracise ne vend dhe do te jete shume pozitive per Kosoven.
ne Kosove po ndodh me e pabesueshmja. Per te miratuar qeverine ne parlament, koalicionit i duhen patjeter votat e serbeve, te cilet kane dhjete deputete. Ramushi do te behet kryeminister me cdo kusht. Dhe kushti eshte. Serbet marin presidentin. Kosova me president serb. Rrofsh Ramush.
Ose perseri ne zgjedhje.
Ja keta jan politikanet shqiptaret si ne shqiperi,Kosov,Maqedono,M.Zi,etj-qe nuk merren vesh vetiu ne luften per karrike dhe kerkojne te futen ne Europ.Keta tallen me vehten dhe EU tallet me ne dhe mir na e bejne.Me zgjedhjet e lira Kosova ja kaloi shqiperise,ku ne jo vetem i zgjasim pa limit por dhe i vjedhim e tjetersoime votat,nje skandal i vertet i legjitimuar nga Saliu qe ne viti 1996.Dhe ne Kosove priten çudira,qe do kerkoi nderhyrjen nderkombetare.
ky islami qe me kete shkrim po leshon kushtrimin sikur do behet nami ,as dhe nje gje nuk ka per te ndollur , mos ishte me demokratike dhe parimore apo kushtetuse zgjedhja e presidentes as pak , prandaj jemi keshtu si ne shqipri dhe ne kosove se te dy vendet i komandojne amerikane dhe shikoj se ne cfar qorr sokaku me bekimin e tyre jane manipuluar votat dhe kan arllur ne pushtet dhe duke bere gjemen e popullit dhe te ekonomise te dy vendeve duke stimuluar vjelljet dhe vrasjet keta lloje politikanesh si taci saliu apo ndonje tjeter jemi ketu ku jemi , ky islami e paraqet v v sikur te jete nje perti naziste qe ne europe jane me shumic keto kohet e fundit , ose ardhja ne pushtet e forcave te milloshevicit dhe klikes radikale atje nuk u ba nami dhe amerika dhe europa i prshendeten dhe i njohin , kurse nje parti si e albin kurtit qenka e pa pranushme per z islami dhe per nderkombetaret , kjo qe shkruan ky njeri eshte nje hipokrizi e madhe dhe e pa pranushme per vet artikullshkrusin se partia e albin kurtit eshte e vetmja parit qe i duhet kosoves dhe shqiperise , ku ne plan te pare kan integritetin e tyre qytetare dhe morale ne politik dhe parime demokratike , per vetvendosje ne vendin e vet , dhe eshte e turpshme qe ku artikull shkrus i fryn zjarrit kot se po nuk u zgjoll ashim taci u na nami , a i ka ky zotni votat ne perlament jo ateher duhet te hapi krahun dhe te ja liroje atij qe mundet me i be votat ne parlament kjo eshte demokracia zoteri u mesu gjeli maja plehut dhe nuk don me zbrit , sa ma gjat te rri ne pushtet taci eshte fakeqesi per kosoven , se vetem me ndihmen e nderkombetarev dhe me pakicat ai ka qeverisur dhe e ka shitur kosoven dhe po e len nen serbi , jo se kam noj simpati per keto tri pariti qe po dojne me i zevendesu se keto e kan mbajtur ne pushtet tacin , dhe kujtuan se do ti fitojne zgjedhjet por u gabuan , se ai qe ka pushtetin eshte me i forte si finacjarisht ashtu dhe manipulus dhe shantzus , , por kur ta lejon demokracia keto jane dhe marrveshjet qe ta pamundeson dhe pushtetin dhe pse je forc e pare .
Shoku Bedri!
Nese turmat e pamasa nuk e morren rrugen kunder vresesit dhe hajdutit Hashim, te jeni i sigurte se nuk do te dalin as tani, nese kryeminister do te behet Ramushi.
Shkrimet tua i lexoj me qejf .Sot per mua e paske dh……e.Perse ore zotri i hudh benzin zjarrit ? Edhe pala tjeter shqiptar jane. Kush e konteston Haradinajn qe e ka lar me gjak Kosoven,po zotin Limaj?
Sa i përket qeverisjes së Thaçit jemi dëshmimtarë se e ka flliq keq dhe s[kemi për çka me e vajtu. Fundja Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kanë nevojë për një praktikë të re qeverisjeje (dy mandate janë boll). Bashkimi i forcave opozitare është leximi i votës së elektoratit. Elektorati votoi kundër qeverisë së Hashimit dhe tani thjeshte vota e bashkuar i jep popullit qeverisjen që shpresonte pra nje qeveri tjetër pa Hashimin!
Nje shkrim tendecioz e zjarrvenes. Gjerat ne Kosove po zhvillohen brenda kornizes kushtetuese e mendesise demokratike. Nuk eshte rasti i pare ne evrope e gjetke qe fituesi minimal nuk ka arritur te qeverise. Eshte me e sakte qe interpretuesit e kushtetutes te japin mendimet e tyre konform kushtetutes se Kosoves. Fjalimet e militanizmit partiak jane opsioni me i gabuar per Kosoven. Urime shqiptareve te kosovesh per cilesine e larte te zgjedhjeve. Uroj nje qeveri perfaqesuese e interesave te gjithe shqiptareve e mundesisht sa ma pak hajna
Me vika keq qe nuk e keni kuptue thelbin e shkrimit: porosia eshte e kjarte. mos u ngutni, se nga ngutja vjen perplasja.Para dy ditesh kane kene tuj marshue qindra vete drejt prishtines, simpatizante te Thacit, u ndaluen nga policia dhe PDKßja, senuk ishte se cka po ndodh. Qeverine mund ta kishin ba edhe mban nje jave, edhe pas dy javesh, sipas kushtetues te Kosoves.