Çfarë do të ndodhte në Shqipëri nëse çmimi i duhanit do të rritej me 25 %?

Ornela

Sipas një studimi global, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, një rritje e taksimit të duhanit do të ulte konsumin e tij dhe paralelisht do të rriste të ardhurat për arkën e shtetit shqiptar.

Kjo është një nga gjetjet kryesore të studimit “Më të shëndetshëm dhe më të pasur – përse taksimi i duhanit është i nevojshëm jo vetëm për shëndetin por edhe për ekonominë”, të prezantuar nga qendra ‘Development Solutions Associates’ (DSA).

Një nga vendet me normat më të larta të duhanpirjes në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë, ku thuajse një në çdo dy meshkuj konsumon duhan, Shqipëria po përjeton disa reforma të rëndësishme mbi rregullimin e mëtejshëm të duhanit, në mbrojtje të shëndetit publik.

Në këtë kontekst, ky studim ofron disa gjetje dhe perspektiva me vlerë të shtuar për publikun dhe institucionet shqiptare të shëndetit publik, si pjesë e projektit shkencor ndërkombëtar “Përshpejtimi i Progresit mbi Politikat e Efektshme të Taksimit të Duhanit në Vendet me të Ardhura të Ulëta dhe të Mesme”.

“Sipas studimit, rezulton se Shqipëria ka barrën më të ulët tatimore mbi duhanin në Ballkanin Perëndimor, duke e renditur ndër vendet e pakta që aplikojnë vetëm akcizë specifike ndaj duhanit. Kjo barrë tatimore llogaritet në masën 35.8 për qind për vitin 2018, dhe me vetëm një rritje modeste për vitin 2019. Gjithashtu, të ardhurat nga duhani llogariten në 5.15 për qind të të ardhurave totale nga taksat, apo në rreth 1.32 për qind të PBB-së së vendit.

Ndër gjetjet e tjera të studimit është që rritja e çmimit të cigareve, e shkaktuar nga rritja e taksimit, ka rezultuar në ulje të konsumit të duhanit.

Por nëse do të kishte rritje të çmimit të shitjes me 25 për qind, si pasojë e rritjes së taksimit, do të kishte një rënie të konsumit të duhanit prej më shumë se 17 për qind, krahas një mbledhje më të lartë të taksave në nivelin 15 për qind, apo mbi 36 milionë euro më shumë” shkruhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga DSA.

Sipas gjetjeve të studimit, kjo rritje e taksimit dhe rrjedhimisht, e çmimit, do të ndikonte më shumë në uljen e konsumit tek konsumatorët me të ardhura të ulëta, të cilët do të prireshin të konsumonin më pak duhan.

“Ky përfundim është i rëndësishëm, sepse janë më të varfrit ata që cënohen më shumë nga problemet që lidhen me duhanin, përfshi ato shëndetësore por edhe ekonomike”, theksoi Dr. Edvin Zhllima, një ndër autorët e studimit.

Aktualisht, kostot nga konsumi i duhanit ndaj ekonomisë shqiptare, përfshi kostot e drejtpërdrejta shëndetësore dhe ato të tërthorta nga rënia e produktivitetit si pasojë e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, llogariten në rreth 270 milionë euro.

Ky studim është kryer nga DSA në bashkëpunim me Universitetin e Ilinoisit në Chicago dhe disa institucione të tjera në Ballkanin Perëndimor, me mbështetjen e Bloomberg Philanthropies./SCAN TV

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • çja fusni dhe ju si kau pelës”një rritje e taksimit të duhanit do të ulte konsumin e tij dhe paralelisht do të rriste të ardhurat për arkën e shtetit shqiptar.”?!
    me të vërtetë e keni??
    po të rritej nuk do të kishim ulje konsumi,sepse shqiptari është debil në këtë drejtim,dhe arka nuk do të mbushej,sepse do të vjedhi më shumë rama i radhës!!
    në vënd që PPP ta rrisë 3 a 4 fish si tashti!?
    do ta bëjë 5 deri 6 fish!!
    popull debil,popull i mbetur në pelena!!
    vetëm vitin e fundit kujtoni,nuk ka nevojë të mbani mënd më shumë!a tha dobiçi se “shqipëria po përparon si asnjëherë”??
    po ashtu a tha se “nuk kemi asnjë lek në arkë”,kur ndodhi tërmeti i 26 dhetorit??
    pra një ekonomi në lulzimin e saj,në kulmin e saj me një arkë bosh!?
    çfarë do të thotë????
    një vjedhje e tmerrshme,ose një mashtrim edhe më i tmerrshëm!!

  • Pyetja ne krye ka kete pergjigje – Pensionistet ate dite qe do blenin nje pakete cigare, do mbeteshin pa buke!

    • nëse e merr në këtë pikvështrim?!
      atëherë le të lënë duhanin e të hanë bukë!!
      jemi fantastink për të shikuar ngjarjet si shqiptarë!!
      “japim bukën e fëmijve”,kur i kujtojmë dikujt se i kemi bërë nder njëhërë e një kohë,por harrojmë se jemi ne ata që jemi maskarenjt!! në radhë të parë i kujtojmë nderin që i kemi bërë dhe në radhë të dytë,themi që ja kemi hequr bukën fëmijve në vënd që tia heqim vetes!!

  • O Edi Rama,mua te me rruac llullen e duhanit,se ti rrite cmimin sa te duashh,shko nxirr ata policat tatimore,qe u marrin qeset e duhanit fshatareve,por une shkoj ne katund dhe e blej duhanin me kile…Une problemin e kam me zonjen qe me hap dyer e dritare se nxiva muret me duhan,po ti o Edi Rama shiko ate cmimin e kokaines,se AJO TE NDERON.Duhani eshte i prapambetur duhet ndaluar,Kokaina eshte moderne,duhet motivuar qe nga Ediu deri tek Shukriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *