Parlamenti miratoi më 30/08/2016 në një seancë të jashtëzakonshme me 88 votat e maxhorancës parlamentare ose 4 vota më shumë se 3/5 e korumit të domosdoshëm sipas ligjit, projektligjin për kontrollin e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve, të njohur si projektligji i “vetting-ut”.
Ndryshe nga gjashtë javë më parë, më 22 korrik, kur opozita dha votën e saj pro ndryshimeve kushtetuese për kryerjen e reformës në drejtësi, pas një presioni të jashtëzakonshëm dhe të paprecedent nga BE-ja dhe SHBA-ja, ajo e bojkotoi mbrëmë seancën e jashtëzakonshme dhe e quajti antikushtetues miratimin pa konsensus të ligjit në fjalë.
Do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të shqyrtojë padinë e opozitës ndaj këtij ligji, veprim që opozita e deklaroi mbrëmë.
“Ligji i sapomiratuar i vetting-ut pa praninë e opozitës, vë sipas saj “nën kontrollin tërësor politik të qeverisë procesin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ngaqë , sipas saj, ky ligj u jep rol të rëndësishëm në procesin e vlerësimit disa institucioneve si Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe i Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Drejtoria e Parandalimit dhe e Pastrimit të Parave apo Ministria e Brendshme – shkruan në faqen online në gjuhën shqipe radio gjermane Deutsche Welle.
Burime zyrtare nga Parlamenti thanë sot për DW se ligji i vetting-ut hyn në fuqi menjëherë, dy javë pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.
Po çfarë do të sjellë vettingu? – shtron pyetjen DW dhe më poshtë shkruan:
“Vetting-u synon që në Shqipëri të mos ketë më të paprekshëm, që dora e drejtësisë të kapë dhe të dënojë jo “ peshq të vegjël” por “ peshkaqenë” , pushtetarë dhe zyrtarë të lartë të korruptuar, gjë që nuk ka ndodhur deri tani. Në 71 nenet e tij përcaktojneë qartë se si do të realizohet procesi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ata do të kontrollohen për pasuritë e tyre, lidhjet e mundshme me krimin e organizuar dhe aftësitë profesionale. Gjithë procesi vendimmarrës në vlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve do të mbikqyret nga vëzhguesit ndërkombëtarë”
Sa rol do kenë ndërkombëtarët në këtë proces vlerësimi të gjyqtarëve e prokurorëve?
“Sipas ligjit, gjetjet e vëzhguesve ndërkombetare gjatë procesit të vlerësimit janë një provë thelbësore. Nëse këto gjetje refuzohen nga strukturat përkatëse që do të bëjnë vetting-un, atëhere ato detyrohen të japin me shkrim arësyet e vendimit të tyre për një gjyqtar apo prokuror që përjashtohet nga sistemi i drejtësisë si i inkriminuar apo i korruptuar apo qe mbetet ne sistem” – shkruan DW.
DW citon Ramën dhe fjalët e tij dje në Kuvend dhe e mbyll shkrimin me fjalët:
“Reformës në drejtesi do t’i duhem vite qe të japë rezultatet e saj. Ecuria e zbatimit të reformës në muajt e saj te pare është kushti kryesor që BE i ka vënë Tiranës për të hapur me Brukselin bisedimet e anëtarësimit brenda këtij viti”.

Gjykata kushtetues nuk besoj se ka te drejten ta gjykoje kete ligj sepse eshte ne konflikt interesi me te dhe ana tjeter eshte se ndryshimet kushtetuese u bene me 140 vota te parlamentit (edhe votimi i ligjeve me 84 vota). Prandaj gjykata kushtetuese duhet te terhiqet para parlamentit ne kete rast. Ne qoftese ata do te kene mendjen e Sali Berishes qe tani na doli edhe i vellai Karaxhiçit, do te diskretitohen, pa ligji ne mos sot, neser do tu bjere dhe atyre mbi koke.
Ky nuk ia ka idene as si funksionon shteti demokratik . Ky dhe shume si ky jane mesuar qe te gjithe pushtetin ta kishte Kim Jong Rama, pa pasur nevoje as per Gjykata e as per parlament. Po nejse, rendesi ka qe jane kunder berishizmit se po u be Rama me keq se Berisha jemi ne rregull.
Ai “ky” te jep uje ne bishte te luges ty dhe te tjereve si ty . kaq per sot.