Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Unë mund ta kuptoj pozitën e vështirë, ku u ndodh ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksander Botcan-Harçenko, pas fjalimit të presidentit të tij Vladimir Putin në 26 prill në takimin në Moskë me sekretarin e përgjithshëm të OKB.
Ambasadori rus u detyrua të përballet me një stuhi zemërimi të mediave qeveritare dhe proqeveritare serbe, pra edhe të qeverisë serbe, ndaj presidentit rus Putin, i cili shpalli se Kremlini njeh vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të 22 korrikut 2010 për pavarësinë e Kosovës.
Putin i deklaroi sekretarit të përgjithshëm të OKB:
“Unë personalisht i kam lexuar të gjitha dokumentat e Gjykatës Ndërkombëtare të OKB për Kosovën. Gjykata e OKB e ka njohur Kosovën. Të njejtën gjë mund të bëjnë edhe republikat e Donbasit. Kosova është njohur nga shumica më e madhe e shteteve-ky është fakt. Kosova është njohur nga shumica më e madhe e shteteve të Perëndimit. Kosova është njohur në cilësinë e shtetit të pavarur”.(“kremlin.ru”, 26 prill 2022).
Bomba diplomatike, që lëshoi presidenti rus, ka disa elemente të reja në krahasim me qendrimin e deritanishëm të Moskës.
Së pari, presidenti rus pranon për herë të parë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Presidenti i Rusisë pranon për herë të parë aktin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Ky është një ndryshim i rëndësishëm, po të kemi parasysh se diplomacia ruse deri tani nuk e ka pranuar asnjëherë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës. Diplomacia ruse nuk e ka pranuar atë vendim, ndonëse është vendim i Tribunalit kryesor Juridik të OKB, ku Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe firmosi edhe ajo kërkesën e OKB për t’i kërkuar opinion Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Tani presidenti rus e pranon vendimin e asaj Gjykate për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo duhet konsideruar zhvillim pozitiv, pavarësisht se Putin ende nuk ka arritur deri te marrja e vendimit të njohjes së Kosovës nga Rusia.
Hapi i presidentit rus është i rëndësishëm si mesazh për Serbinë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk mund të injorohet më dhe duhet pranuar edhe nga ajo.
Pak rëndësi kanë arsyet apo motivet përse presidenti rus doli tani me njohjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës. Pak rëndësi ka nëse presidenti Putin ka tani nevojë ta përdorë Kosovën si argument që Perëndimi të pranojë pavarësinë e dy “republikave” kukulla të Donjeckut dhe të Luganskut në Ukrainë, të cilat presidenti Putin i njohu si shtete të pavarura në 21 shkurt 2022.
Elementi i dytë i rëndësishëm diplomatik është se presidenti rus Putin, duke njohur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, pranon vendimin e asaj gjykate, që thekson se pavarësia e Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën 1244 të OKB. Në këtë mënyrë presidenti rus rrëzon tezën kryesore bajate të deritanishme të diplomacisë ruse se dialogu Serbi-Rusi duhet bazuar në rezolutën 1244 të OKB.
Kjo don të thotë që diplomacia e Shqipërisë dhe e Kosovës, sa herë të përballen me tezat e diplomatëve rusë për gjoja vlefshmërinë e rezolutës 1244 të OKB, le të përdorin qendrimin e ri të presidentit Putin, që pranon tani se pavarësia e Kosovës është në përputhje me rezolutën 1244, dhe ajo rezolutë e ka mbaruar funksionin.
Elementi i tretë i rëndësishëm është se presidenti rus pranon realitetin që pavarësinë e Kosovës e kanë njohur shumica më e madhe e shteteve të botës, gjë që përbën një të vërtetë historike, para së cilës nuk mund të mbyllë sytë as Rusia. Deri tani diplomacia dhe propaganda ndërkombëtare ruse e kanë cilësuar Kosovën si “i ashtuquajtur shtet”.
Por tani vetë presidenti i Rusisë deklaron se Kosovën e pavarur e kanë pranuar shumica më e madhe e shteteve të botës. “Ky është fakt”- thekson Putini në prani të sekretarit të përgjithshëm të OKB. Kemi një ndryshim qendrimi rus, të cilin vështirë të mos e reflektojnë diplomacia dhe propaganda ruse.
Në fjalimin e tij të gjatë të mirëseardhjes për sekretarin e përgjithshëm të OKB, presidenti rus iu referua Kosovës gjithmonë me emrin Kosova, siç e kanë të gjitha dokumentat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Deri tani ambasadori i Rusisë në Beograd, për t’u treguar më nacionalist se nacionalistët serbe, vazhdimisht përdor emrin fetaro-kolonialist serb “Kosovë-Metohi”. Presidenti Putin shënon një kurs tjetër në këtë drejtim.
Natyrisht presidentin rus Putin e detyruan rrethanat e reja ndërkombëtare të vështira, ku ndodhet Rusia pas agresionit të saj ushtarak në Ukrainë, që të arrijë deri te qendrimi ri i njohjes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës. Ai synon ta përdorë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës si një precedent që bashkësia ndërkombëtare të pranojë “republikat e reja” kukulla ruse të Donbasit.
Putin e ndërmerr këtë hap të ri në një përpjekje si ofertë kompromisi ndaj Perëndimit, që duke i ofruar njohjen e vendimit të Gjykatës për pavarësinë e Kosovës, të marrë si shkëmbim pranimin nga Perëndimi të njohjes së “republikave” ruse të Donbasit. E ka bërë dhe më pare këtë lloj tentative pas aneksimit rus të Krimesë në 2014, kur ambasadorët rusë edhe në kryeqytetet perëndimore, edhe në Tiranë, bënin vazhdimisht ofertën e njohjes ruse të Kosovës në këmbim të njohjes së Krimesë.
Por oferta ruse për Krimenë ishte pa njohjen nga Moska të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës. Natyrisht as Krimea dje dhe as Donbasi sot nuk kanë asnjë lloj ngjashmërie me Kosovën dhe nuk mund të përdoren si precedent.
Befasia e re diplomatike e Putinit për njohjen e vendimit për Kosovën të Gjykatës së Lartë të OKB lidhet me problemet dhe me raportet e tij me fuqitë e mëdha perëndimore dhe qendrimi ri rus duhet parë në këtë kuadër.
Më e thjeshta për të kuptuar është se qendrimi rus për Kosovën ka dinamikën e vet brenda interesave të Rusisë dhe jo të Serbisë. Për Rusinë Serbia nuk ka rëndësinë, që mendon Serbia se Rusia ka për të. Moska kërkon ta përdorë çeshtjen e pazgjidhur të marrëdhënieve Serbi-Kosovë sipas interesave të veta dhe si monedhë shkëmbimi në pazaret dhe intrigat e mëdha diplomatike ndërkombëtare.
Qeveria serbe dhe diplomacia serbe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë realitet të politikës së jashtëme ruse dhe nuk ka pse të bëjnë të habiturin tani. Ata e dinë fare mirë se qysh në vitin 2006 në deklaratën e njohur ministeriale prej dhjetë pikash të Grupit të Kontaktit për Kosovën të titulluar “Parimet udhëheqëse të Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës“, në pikën 6 thuhet tekstualisht se “nuk do të ketë ndryshim në territorin e Kosovës, nuk do të ketë ndarje dhe as bashkim të Kosovës me ndonjë shtet ose pjesë të një shteti tjetër”.
Këtë angazhim ministerial ndërkombëtar, që Kosova nuk do të jetë pjesë e Serbisë, e ka nënshkruar edhe ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, që është akoma ministër i jashtëm i Rusisë.
Pozita e vështirë ushtarake ruse në Ukrainë, pasojat e mëdha të sanksioneve ekonomike të Perëndimit në ekonominë dhe në finanacat ruse dhe izolimi i madh diplomatik ndërkombëtar, e detyruan presidentin Putin të ndërmarrë ndonjë lëshim në lidhje me Kosovën, duke pranuar vendimin e Gjykatës së OKB për pavarësinë e saj, por pa e njohur ende Rusia Kosovën si shtet.
Ambasadori rus në Beograd i kapur në befasi nga kjo lëvizje e re e presidentit të tij, dhe i ndodhur para një stuhie të re të zemërimit propagandistik qeveritar serb ndaj Putinit, u përpoq ta sfumojë hapin e Kremlinit. Në 29 prill ambasadori Harçenko deklaroi:
”Unë nuk e kuptoj pse ka një interpretim sikur Rusia po ndryshon qendrim për Kosovën, kur Kosova është një nga çeshtjet kyçe të bashkëpunimit tonë vëllazëror”.
Argumenti qesharak që dha ambasadori rus ishte se “Donbasi ka votuar me referendum për t’u shkëputur nga Ukraina, gjë që nuk është rasti për Kosovën”. Duket qarte se presidenti Putin përsa i përket Kosovës i ka hequr nga dora disa argumenta si ambasadorit në Beograd, ashtu dhe diplomacisë ruse. Kjo është pozitive në planin diplomatik.
Nuk u shkaktua kot tronditja masive e propagandës dhe e qarqeve qeveritare serbe nga deklaratat e presidentit rus në 26 prill. Ish-ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Sreçko Gjukiç, deklaroi në 28 prill se “referimi nga Putini i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën për të justifikuar pavarësinë e rajoneve të shkëputura të Donjeckut dhe të Luganskut në Ukrainë, don të thotë që ai e njeh Kosovën si shtet të pavarur”.
Është hera e parë që presidenti rus Putin sulmohet në sens negativ në Serbi. Kjo tregon iracionalizmin e thellë të udhëheqjes serbe, e cila sheh se intransigjenca e saj ultranacionaliste për të mos njohur Kosovën është një kurs i verbër, të cilit po i largohet hap pas hapi edhe Rusia.
Në qendrimin ndaj Kosovës Rusia niset së pari nga interesat e Rusisë dhe jo të Serbisë. Presidenti Putin tregoi se diplomacia rus lëviz në trajektoren e interesit rus, dhe don apo nuk don Serbia, Kosova është realitet që duhet konsideruar.
Qendrimi i ri i presidentit rus për Kosovën meriton vëmendje diplomatike dhe në Shqipëri, edhe në Kosovë. Pavarësisht se Rusia nuk e njeh ende Kosovën, fakti që presidenti i saj njohu vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet konsideruar një zhvillim pozitiv, i cili duhet përdorur në takimet, në debatet dhe në forumet diplomatike ndërkombëtare, për të hequr ajrin rreth diplomacisë serbe dhe për ta detyruar atë të njohë realitetin e Kosovës së pavarur.
Madje e këshillueshme do të ishte që në kanale diplomatike të vlerësohej në adresën e duhur qendrimi i ri realist i presidentit rus për pranimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Shaban Murati diplomat kariere,gazetar,analist,njohes i Marredhenieve nderkombetare,,qysh kur edvin rama shkonte tek xhaxha Spiro per te luajtur me qenin,,Ky ve ministre te jashtme Olta helikopterren,,
Jo nje po dhjetra arkeologe,historiane,,si Xhufi,Ceka,Bace,Muca,qe e njohin Butrintin dhe te gjitha qendrat arkeologjike me pellembe,qy vete emeron ministre kulture nje margariti, tra la la,nje laraske vorio epirote,homogjene nga fshatrat minoritare te Dropullit qe e shet dhe e blen Butrintin edhe pa urdher te Ramsesit.
O demo, po ngaterron byrekun me kekun. Je komplet palle
Pikerisht aty ku Shaba sheh pozivitet, aty duhet patur vemendja me shume, pasi sic thote edhe vete Shaba:
‘Tani presidenti rus e pranon vendimin e asaj Gjykate për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo duhet konsideruar zhvillim pozitiv, pavarësisht se Putin ende nuk ka arritur deri te marrja e vendimit të njohjes së Kosovës nga Rusia.’
Ne fakt, kemi me teper NJOHJE te vendimit te asaj Gjykate nga Putini, se sa PRANIM te atij vendimi! Gje qe mund te jete nje taktike e Putos per te fituar kohe e per te vene te tjeret ne pergjumje, deri sa te vije ai i pregatitur tek rasti i Kosoves.
Une do te rekomandoja ate qe kam thene gjithnje, qe drejtuesit kosovare te mos i varin te gjitha shpresat tek fuqite e medha, por te bisedojne pa pushim me palen serbe per arritjen e nje njohje te shtetit te pavarur te Kosoves nga Serbia.
Ka shume k…derra shqiptare, apo serbe shqip-foles, qe luajne karten e patrioteve, duke i bere petullat me uje, apo qe duan te ndezin urat e zjarrit, por shpresoj te mbeten vetem ketu neper komente!
Tani edhe Vucici i cili e di se Kosova eshte e humbur , do ta kete te lehte me budallenjte nacionaliste Serbe , qe t ja u beje te qarte se tani pa mbeshtetjen e Rusise Kosova eshte e humbur dhe perfundimisht t marre drejtimin drejt BE , por sidoqofte diplomacia Shqiptare e te 2 aneve te kufirit duhet te jene vigjilente sepse me siguri Serbet per orientimin drejt perendimit me siguri do te kerkoje ndonje leshim ne kuriz te Kosoves
O Zhabë Murati. Përplasi këmbët sa të duash, që të dukesh si anti-rus. Por të gjithë ata të shërbimeve sekrete shqiptare, e dinë që ti je spiun i rusëve, o skuth i mefshtë. Të fala Nishit.
Ky eshte nje sihariq mjafte i priteshem nga Shqiptaret. Me beri shum pershtypje qendrimi i Berishes i cili kerkon qe Qeveria Shqiptar ti kundravihet ketij qendrim qe duken si nje drite ngazellues ne funde te tunelit.
Te debojsh sote Ambasadorin Rus nga shqiperia ku aty u hodhe nje hap drejt interesave Kombetar kjo eshte e pa pranueshme .
Berisha sa her ngrihet ne keme ai vetem keqe me Zi mendon per vendin e vete Shqiperi.
Nuk u ngop, ky njeri me gjith keto te zullume qe i beru Shqiperise.
Ky eshte nje sihariq mjafte i priteshem nga Shqiptaret. Me beri shum pershtypje qendrimi i Berishes i cili i kerkon Qeverise Shqiptar ti kundravihet ketij qendrim qe duken si nje drite ngazellues ne funde te tunelit.
Te debojsh sote Ambasadorin Rus nga shqiperia ku aty u hodhe nje hap drejt interesave tona Kombetar kjo eshte e pa pranueshme .
Berisha sa here qe ngrihet ne kembe ai vetem keqe e me Zi, mendon per vendin e vete Shqiperi.
Nuk u ngop, ky njeri me gjithe keto zullume qe i beri Shqiperise.
Qe Kosova duhet te ishte njohur qe me pare nga Rusia, kjo eshte e drejte. Putini e njeh vet dhe kjo eshte shprese qe ta njohin edhe Rusia me letra. Qe Z. Shaban e vlereson pozitivisht kete, kjo eshte shume e drejte. Por nuk mund te kuptohet pse po ky zotni e injoron faktin qe edhe te tjeret kane te drejte njesoj sic kemi ne. Shume, shume mire qe kosovaret kane te drejten e tyre te vetvendosin, po pse s’paskan te drejte banoret e Donbasit, Luganskut dhe Krimese te vetvendosin?! Kosova beri referendum dhe vendosi te jete me vehte, por edhe ata ben referndum si ajo. Ne se Kosova eshte rreth 2 milion, atje jetojne shume me teper njerez dhe nuk behet fjale per nje fshat ose ndonje lagje. Qe ne Kosove eshte bere genocid, kjo eshte e vertete, por ne Donbas e Lugansk eshte bere genocid shume here me i madh dhe per 8 vjet qe nga 2014 e ketej. Qe ne ndiejme keqardhje te madhe per njerezit tane ne Kosove, kjo eshte shume e drejte. Po pse nuk shprehemi me fjale te pakten qe edhe te tjeret kane te drejte te jetojne te pavarur. Z. Shaban per pjesen e pare gjykon drejt, por per te tjeret perse nuk e ben. A mund te jete kjo llogjike? Perse dy standarte per dy situata te ngjashme. Ne e akuzojme Serbine me te drejte per genocid ndaj shqiptareve ne Kosove, por nga ana tjeter mbeshtesim Ukrahinen qe ka bere me shume genocid dhe per nje kohe me te gjate. Per shume njerez qe nuk dine gje, vetem degjojne e flasin kot, mund te tolerohet, por per ata qe e njohin realitetin eshte e patolerueshme te gjykojne ne kete menyre. Nje intelektual nuk mund te kete dy standarte per ceshtje te njejta. Kete e dine te gjithe dhe si s’e ditka ky zotnia. Si mudet te ket qene ky diplomat ?! Une jam shume i sigurte qe ai ka te njejin mendim me mua, por bashkohet me propoganden e kohes se ka frike te shprehed sic mendon dhe e ben per te fituar pike duke shfrytezuar kete rast. Ndoshta injorantet i thone bravo, je shume i ditur, por ka edhe te tjere qe e injorojne dhe ata jane me shumice.
Zhab Matuf Murati ! Putana nuk njeh Kosoven por vetem faktin qe ajo “Kosova” eshte njohur nga te tjeret ,per rrjedhim, duhet te njihet edhe Donbasi!
Me falet e Putanes pjesa derrmuse e liderve te Botes nuk shkon as deri ke halja! Thelbi i problemit ktu eshte Serbia, qe me nejt shtremer e me fol drejt, po shfrytzon situaten e krijume me Ukrainen,per interesat e veta ne menyre te persosur.Kosoven e “tyre” te humbur ata po e perdorin si objekt shkembimi per akoma me shum investime dhe lidhje ekonomike me BE n !! Putana dhe Laviri per ne kan maru,syt ti kthejm n’Berlin ke Vu cici, kjo ka rendsi!!
E mer n’vesh o matuf apo ti ka pjerdh trut inati kunder Rames dhe diplomacise shqiptare qe s’ta var fare?
Perendimi, meqe nuk mund ti hapte lufte direkt Rusise, vune nje delirant president si Zhelenski ne Ukraine, dhe perdoren Ukrainen mish per top.
Ja e fitoi Ukraina luften, me c’fare kosto po e fiton?
Sa eshte numri i te larguarve dhe qe vazhdojne te largohen?
Sa eshte numri i te vrareve?
Sa vjet duhet per ta rindertuar?
C’fare degjoni ju Spartak Ngjelen qe thote Rusia e ka GDP ose prodhimin bruto sa Spanja.
Ne Rusi pagat dhe cmimet jane te ulta, punon me monedhen e vet.
Nje tank rus, prodhohet me nje kosto shume me te ulet se nje tank ne France apo Amerike.
Edhe ne kishim cmime dhe paga te ulta ne kohen e socializmit, por ne nuk i prodhonim te gjitha vete.
Rusia dhe Kina qe ka paga dhe cmime te ulta dhe qe prodhojne gjithcka, jane te avantazhuara.
Zelenski thote, une po luftoj per te mbrojtur Europen, por fundi do te jete qe Rusia nuk ka per tu larguar nga Ukraina Lindore dhe Ukrainen qe mbetet, nuk ka per ta lejuar te anetaresohet ne NATO.
Rusia, nuk mund ta fitoi luften kunder te gjitheve, por ne fund do te kercenoi me armet berthamore.
Zelenski duhet ta llogariste kete fakt.
Me rregull treshi i bie ,qe ti ne rast te rasteve rri e shef si buf ne vendin tend!! Zoteri “kuptoj Putanen “ha pilaf ha !
PËRGËZIME, AMBASADORI YNË I SHQUAR!
E mo, Ismail gomari, ngele duke lepirë qurrat e Zhabës.