I nderuar lexues! Raja ishte emër që përdorej për popullsinë jomyslimane në vendet e nënshtruara me forcë në fillim të pushtimeve osmane. Më pas ky emër u përdor për gjithë popullsinë fshatare të krishterë e myslimanë. Robërimi i fshatarësisë raja u ligjërua që në shek.XVI me kanunametë e Sulltan Sulejmanit. Vartësia e fshatarit raja shfaqej në trajtën e detyrimit ekonomik dhe joekonomik. Si detyrim ekonomik ata paguanin një varg taksash në natyrë e në të holla, ndërsa detyrimi joekonomik buronte nga pushteti personal që kishte mbi rajanë spahiu.