Çfarë do t’i shërbejë për të ngrënë Kim Jong Un-it, Koreja e Jugut?

Dita

Samiti mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut do të mbahet të premten, dhe do të jetë i pari që prej vitit 2007.

Lidhur me këtë samit, delegacionet kanë menduar edhe për ushqimet që do t’u shërbehen liderëve respektivë.

Udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un-it, do t’i shërbehet një gjellë zvicerane me patate e cila quhet rosti, dhe kjo zgjedhje ka ardhur si një formë simbolike për t’i kujtuar atij vitet e shkollës.

Ndërkohë, presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-In do t’i shërbehet peshk, me qëllimin për t’i kujtuar vendlindjen e tij, qytetin port Busan.

Koreja e Jugut, e cila do të jetë shteti pritës, u shpreh se recetat ushqimore dhe produktet do të vijnë nga të dyja vendet.

Ky samit vjen si rezultat i përpjekjeve diplomatike mes dy shteteve për të negociuar për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *