Çfarë domethënie ka zgjerimi i ujërave territoriale në detin Jon, sipas Greqisë

Ornela

Burime diplomatike greke sqarojnë sot se çfarë domethënie ka zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë në detin Jon nga 6 në 12 milje detare, shkruan Top Channel.

Sipas tyre, Greqia ka vendosur të ushtrojë të drejtën që asaj i jep ligji ndërkombëtar dhe konkretisht neni 3 i Konventës së Kombeve te Bashkuara të vitit 1982 për të Drejtën e Detit dhe për zgjerimin e ujërave të saj territoriale nga 6 në 12 md. në detin Jon dhe ishujt e tij, deri në Kepin Tenaro në Peleponez.

Ky vendim zgjeron ndjeshëm, për herë të parë pas shumë vitesh, territorin në të cilin vendi ushtron sovranitet. Dhe kjo nënkupton gjithashtu edhe zgjerimin njëkohësisht të hapësirës ajrore mbi këtë zonë.

Ky zgjerim ndodh pas delimitimit të zonave detare që bëri Athina me Romën në 9 qershor 2020 dhe theksohet se nuk ndikon te përkufizimi i këtyre zonave detare.

Sipas burimeve diplomatike greke, Athina, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që promovon me dy vendet e saj fqinje, informoi me kohë qeveritë e Italisë dhe Shqipërisë për këtë zgjerim.

Zgjerimi i ujërave territoriale do të zbatohet me miratimin e një ligji nga Parlamenti. Do t’i paraprijë publikimi i një dekreti presidencial, i cili do të mbyllë gjiret (do vendosë pra si vijë fillestare matëse vijën e hequr nga njëri kep te tjetri dhe që aty do të fillojë matja e 12 miljeve, jo si më parë që fillonte nga njëri kep dhe shkonte vetëm në 6 milje) dhe do të hartojë vijën bazë të drejtë në zonë, në zbatim të dispozitave përkatëse të Konventës për Ligjin e Detit.

Theksohet se “mbyllja” e gjireve krijon në zonat specifike bazuar në ligjin e detit “ujërat e brendshme”, ku sovraniteti i ushtruar nga vendi është ekuivalent me atë të ushtruar në territorin e tij.

Theksohet se Greqia, si çdo vend, ushtron sovranitet të plotë mbi hapësirën e saj ajrore, në ujërat e saj territoriale, duke përfshirë thellësinë e detit dhe nëntokën. Sidoqoftë, theksohet gjithashtu se rregulli i “kalimit të sigurt” të anijeve të huaja nga ujërat territoriale, siç përcaktohet nga Ligji Ndërkombëtar Detar, vazhdon të zbatohet.

“Kujtojmë”, thonë burimet diplomatike greke, “se si Italia, ashtu edhe Shqipëria, vende që janë anëtare të UNCLOS kanë zgjeruar tashmë ujërat e tyre territoriale në 12 md. Përveç kësaj, nga 168 shtetet anëtare në Konventën për Ligjin e Detit, vetëm 3 nuk i kanë zgjeruar plotësisht ujërat e tyre territoriale në 12 md, ndërsa vendet që nuk kanë nënshkruar UNCLOS (SHBA dhe Turqia në rajone të ndryshme) gjithashtu kanë zgjeruar ujërat me 12 md”.

“Ky zhvillim i rëndësishëm është pjesë e nje strategjie të gjerë të vendit për të ushtruar të drejtat që burojnë nga e Drejta Ndërkombëtare, por edhe për të kërkuar konsensus me vendet fqinje, për të lidhur marrëveshje me ta për delimitimin e zonave detare, promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë, sigurinë dhe prosperitetin dhe bashkëpunimin midis vendeve të rajonit”, përfundojnë burimet diplomatike greke.

 

 

o.j/dita

Share This Article
10 Comments
    • Presidenti Yne ta voje kete ceshtje ne Gjykaten nderkomebtare

      Sic duket Greket duan te zgjerohen ne pjesen e detit midis nesh fdhe Italise aty nga Karaburuni deri ne Sarande ,
      sepse sic duket aty duhet te jete zona e naftes dhe gazit

      Por nuk ka te drejte te zgjerohet ne ujrat Nderkombetare,
      se aty mund te kerkojme edhe ne te zgjerohemi

      Ndaj Shqiperia ta hedhi kete muhabet ne Gjykaten Nderkombetare, pike

  • Ministri rezerve i puneve te Jashtme te Greqise, Edi Rama, nga Vjena njofton:

    “Presidenti i Shqiperise të mos e ngatërrojë Kushtetutën (e shtetit te tij) me të drejtën e Greqisë për zgjerim në det.”(!?)

  • Ate sovranidetin,prosperitetin,sigurine,fqinjesine e pordhe me rigon ,jane te vjetra.
    Keshtu siguroi Hitleri Cekosllovakine,Polonine,.
    Stalini siguroi Finlanden,Polonine,vendet Balltike,,jane te vjetra shume.
    Perse Greqia nuk e rriti hapesiren detare ne 12km,qe ne 1982? Nuk i dha pergjigje Shaban Murati..
    Nuk jam specialist ne kete fushe,mund te gaboj,,por mendoj se Greqia si vend ishullor,nuk ka guxuar t`i jape edhe gureve qe dalin mbi uje,cilesite e KONTINENTIT..
    Sepse me 12 milje detare ne vendet me te cilat ka probleme si Shqiperia dhe Turqia,do te duhej te hynte thelle ne token e komshijve..
    Eshte njesoj sikur komshiu ne pallat ti teket te ndertoje nje hale siper dhomes tende dhe tubacionet ti kaloje neper apartamjentin tend..Te shkaterroje SP,e tavanit tend dhe ty te rrjedhe haleja e tij mbi koke.
    Une keshtu e kuptoj zgjerimin e Greqise 12 milje detare nga guri i diskutueshem Pleshti,qe i bie qe edhe porti i Sarandes te jete ne Ujrat Territorjale Greke.

  • Sa duhet ta kete kufirin shteterore detare nje shtet sipas teje o demo?
    1 milje,2,3 milje apo 12 Milje sa e kane zbatuar dhe eshte e drejta e tyre me Ligj plot 168 Shtete?Te lutem demo,na “ndihmo” se na mori lumi.
    Ketu nuk behet fjale per Marreveshjen e Detit per shfrytezimin e Zonave per interesa ekonomie midis Shteteve por nje e Drejte nderkombetare.
    Kur ‘njerezit” nuk kane capacitet te llogjikojne,eshte fatkeqesi.
    Sidomos kur politika nuk e sqaron kete “popull” bageti.
    Kur Ministri i Jashtem Grek Koxhias tha qe do zgjerojme kufirin nga 6 milje ne 12te propaganda dhe mediat Shqipetare reagonin sikur Greqia nuk duhej te hante Supen me luge ashtu sic e hane 168 Shtete por me pirune,se keshtu i thote baba i tyre nga Stambolli.
    Politika shqipetare heshti duke i consideruar dele Njerezit qe nuk kane llogjike te mendojne qe kur bie shi te gjithe duhet te mbajne cadrat,pervec Grekut.
    Ne qe nuk u tur-qizuam dhe mbajtem besen e Kastriotit e dime dhe nuk presim dicka te mire nga Tur-qia dhe Turkoallvania “Pellazge”.
    Kjo eshte edhe nje nga aresyet qe “shqipetaret” myslimane i consideronin me Bisht,kurse ne Epirotet jemi krenare per kombin tone te Lashte Ilyro Epirote.

  • Ja dhe Shqiperia hyri ne Europe! Mjafton qe dhe ne te heqim vijen midis dy kepeve te nje gjiri dhe me 12 milj jemi brenda ne Greqi! Keshtu kemi hyre edhe ne EU! Efkaristo Ellada!

  • Fjalen e ka populli, nuk kane me cfare te thone Muslymi dhe Shabani.
    Duhet te flasin shqiptaret njezeri, te perzene Dendias nga Tirana.
    Kaq, thjesht dhe bukur.
    Greket nuk i kane kursyer domatet dhe guret kunder Bill Clinton kur ky bombardoi Beogradin.
    Pse ti kursejme ne kunder Dendias.
    Te gjithe me gure, tulla, domate, patate, kasma lopata, me cte kemi, perpara ne shesh kunder Dendias.
    Kjo eshte ajo qe duhet te bejne shqiptaret

    • Vetem ne shqileri dodh qe kryeministri ne vend qe te sqaroje popullin hedh batuta qe nuk jane as mish dhe as peshk.As shoku Brace e as Tullanti i palles nukflasin.
      .Presidenti eshte i ergjimur por qendron si hero ne mbrojtje te kuahtekurves

  • Greket shfrytezojne rastin meqe shqiperia do te marre statusin kandidat ne BE dhe vene kete kush, o prano 12 miljet o nuk te jep voten ne BE., kam pershtypjen se Edi do ta pranoj sepse do patjeter kanditaturen per BE, po afrojne zgjedhjet parlamentare.
    Greket rrace shkerdhat e prapambetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *