Çfarë duhet të bëjë më Berisha, miku i Doris Pack?

redaktor

Dy fjalë pas thirrjeve për “revolucion demokratik” që vetëm mendja e Saliut mund ta shpjegojë, ose thirrjes “ngrihuni t’iu biem” sipas Jozefinës për të realizuar ëndrrën e saj për të parë në çdo palmë një socialist të varur ose me plumb ballit.

Tani vjen thirrja e radhës, të ngrihemi kundër shtetit, “ligjit”, të mbyllim qepenat e dyqaneve dhe të inkurajojmë, t’i japim zemër të gjithë atyre që i kundërvihen ligjeve. Ky mentalitet “shpellar” vazhdon dhe do të vazhdoje të jetë një kërcënim dhe pengesë serioze për vendin, deri sa ai të mos prangoset.

Pas grabitjes së pasurisë kombëtare, vjedhjes me piramidat, shkatërrimit të shtetit, armatosjes së popullatës, thirrjeve Veriut kundër Jugut, grusht shtetit më ‘98-ën, shfarosjes së Gërdecit dhe vrasjen e 26 njerëzve, vrasjet më 21 Janar, tani del dhe nxit për kërcënime të reja, për përmbysje të rendit kushtetues.

Është e çuditshme se si ky “dosier” krimi, është jo vetëm i lirë (dhe kjo është çudia më e madhe), por madje vazhdon me “pathos” nxitjen për të nxirë dhe bërë katran shqiptarët dhe Shqipërinë.

Doris Pack të mos bëjë telenovela të “dashurisë” Merkel-Rama sipas saj, ato nuk janë dashuri alla-Pack, por është dakordësia e Merkel për reformat e bëra nga Rama dhe ato që priten, sidomos reforma në drejtësi, me gjithë “shkopinjtë” e SHQUP-it. Përshëndetje! Ymerli, Pogradec.

 

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Share This Article
1 Comment
  • Te presim reformen ne Drejtesi se kemi nje fare shprese
    qe ta gjejn vendin per t’i shlyer krimet dhe vjedhjet e shka-
    trrimet qe i kane bere ketij pop. e vendi Salushi e Lulushi .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *